Konfindustria: Çmimi i karburanteve në treg i tipit kartel, ndërsa në tregjet botërore ka rënë! Nëse s'ndërhyhet, do ketë pasoja shkatërruese për biznesin e qytetarët

6 Dhjetor 2021, 09:32| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 15:28

  • Share

"Çmimet e karburanteve në tregun vendor, qartësisht të tipit kartel, janë të pandryshueshme ndërkohë, që në të gjitha tregjet botërore dhe në vendet fqinje ka një kah i fortë rënës", ky është shqetësimi i ngritur sot nga Konfindustria.

Sipas Konfindustria, në këtë drejtim ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, ose në të kundërt pasojat do të jenë shkatërruese për biznesin, qytetarët dhe ekonominë kombëtare.

"Në bursat ndërkombëtare çmimet e karburanteve kanë rënë në pothuaj 21% të çmimit më të lartë të vitit. Vetëm krahësimisht 24 nëntorit 2021, çmimet e karburanteve kane rënë mesatarisht me 12%. Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, agjencia rregullatore e karburanteve javën e fundit vendosi për uljen e ndjeshme të çmimit të karburanteve. Çmimet në Maqedoninë e Veriut edhe para uljes së fundit ishin mbi 30% më të ulëta se në Shqipëri", thuhet në reagim.

Konfindustria kërkon edhe njëherë krijimin e Entit Rregullator të karburanteve, duke marrë si shembull atë të Maqedonisë s Veriut

"Konfindustria ripërsërit kërkesën për vendimmarrjen politike për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK, sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut. Tregu i karburanteve në Shqipëri, ka 1.5 miliard dollarë $ qarkullim vjetor dhe kap 10% të PPB", shkruhet në reagim.

Prej disa muajsh tashmë, çmimi i karburanteve në vend ka pësuar rritje të ndjeshme, ndikuar nga tregu ndërkombëtar. Në krahasim me vitin e kaluar, shtrenjtimi për naftën është me 15 deri në 25 lekë për litër. Rritje ka pësuar edhe çmimi i gazit ku nëse deri në fillim të këtij viti ishte deri në 50-60 lekë për litër, sot arrin në 90 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 30-40 lekë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 06/12/2021 09:41

    Rama ul aksizen per jahtet cfare kerkon me shume populli ? Duhet te bashkohen njerezit vetem per 3 dite mos te perdori asnjeri makinen dhe dua ta shikoj shtetin pastaj, por jemi komb i gjunjezuar keshtu qe politika do te veproje gjithmone ne interesat e veta

    Përgjigju
  • gesi: 06/12/2021 09:40

    eee karburanti ketu ke ne do ulet kur te iki saliu meta basha e rama.......pra asnjeher prandaj ato rrini te qete e njererz e mos bleni shum ke kastrati me shoke se vetem fuqizohen....uje sheq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?