Ekonomi

Konfindustria thërret në seancë dëgjimore AMF-në: Sa është paguar deri më tani për të prekurit nga tërmeti

15 Dhjetor 2019, 16:50| Përditesimi: 15 Dhjetor 2019, 16:55

  • Share

TIRANË- Konfindustria Shqiptare do t'i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë që të thërras në seancë Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare lidhur me dëmshpërblimin e qytetarëve që kanë pasur banesën të siguruar dhe ajo është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas Konfindustrisë është e nevojshme që AMF të bëjë të ditura shifrat, se sa është vlera e paguar deri më tani për të gjithë të siguruarit të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

 Po ashtu në reagim theksohet se duhet të bëhen publike të dhëna të plota për vlerën e plotë të dëmeve të siguruara dhe duhet të paraqiten qartë në raport afatet kohore të pagesave të siguracioneve, për të shmangur vonesat e qëllimta dhe përpjekjeve për uljen e vlerës së siguruar.

Sipas kompanive të Sigurimit vlera e banesave të dëmtuara dhe që kanë një kontratë sigurimi është 12 milionë euro.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?