Në kushtet e situatës si shkak i masave të marra nga Covid-19 konfindustria kërkon më shumë bashkëpunim midis qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare. Në kërkesën e saj konfindustria kërkon shmangie të importeve, të lehtësohen shkëmbimet tregtare dhe të ndërtohen politika të përbashkëta në kushtet e jashtëzakonshme të Covid-19. Konfindustria vlerëson, se në kushtet e reja të ndryshimeve të thella të politikave globale, pasojë e luftës kundër epidemisë Covid 19 dhe me qëllim të rritjes së efektivitetit në shërbim të shëndetit të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ndërtojnë dhe zbatojnë programe dhe masa të jashtëzakonshme të përbashkëta. Konkretisht konfindustria propozon:
1- Shpenzimet buxhetore të emergjencës për mallra dhe shërbime të drejtohen në maksimumin e mundshëm te operatorët vendorë në Shqipëri dhe Kosovë, duke shmangur importet. Është tërësisht e papranueshme dalja pa arsye e valutës jashtë hapësirave kombëtare në kushtet e shtrëngimeve financiare të sotme. Veçanërisht e rëndësishme masa e mësipërme është për sektorët e bujqësisë, agroindustrisë, fermerët, etj. Politika të mbylljes tregtare kanë filluar në të gjitha shtetet më të zhvilluara të botës përfshi edhe BE.
2- Të lehtësohet tërësisht transporti dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
3- Të ndërtohen politika të përbashkëta mjekësore për investime dhe blerje pajisjesh, teknologji, shërbime, etj. nga tregjet e huaja në kushtet e jashtëzakonshme të Covid 19 dhe në afatgjatë me qëllim uljen e kostove financiare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.
4- Të fillojë ndërtimi i politikave të përbashkëta me qëllim sigurimin sa më të shpejtë të pavarësisë ushqimore dhe energjitike të Shqipërisë dhe Kosovës.
Komente

Duhet politike proteksioniste per mallrat dhe prodhimet tona.
PërgjigjuC'JA FUT KOT o zotni ,,qenke economist leshi,,,,c'fare do ti te sheshim mallrat e kosoves,,,jo or jo,,,te shesim mallrat e shqiperise nuk na duhen mallrat e huaja,,,I kemi bio gjerat ketu ne shqiperi…..
Përgjigju