Kosova & Rajoni

Konfirmohen dy rastet e para me linë e majmunëve në Maqedoninë e Veriut

24 Maj, 07:17| Përditesimi: 24 Maj, 07:19

  • Share

Janë konfirmuar dy raste të lisë së majmunit në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për dy persona të moshës 40 dhe 44 vjeçare nga Shkupi. Raportohet se pacientët nuk kanë udhëtuar jashtë vendit dhe rastet nuk janë të lidhura mes tyre. 

Ky është konstatimi i parë zyrtar i këtij infeksioni viral në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe ka shkaktuar menjëherë reagim nga autoritetet shëndetësore.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të dy pacientët e infektuar janë referuar nga Klinika e Sëmundjeve të Lëkurës si të dyshuar për li majmuni, dhe në përputhje me protokollet mjekësore, iu janë bërë një sërë analizash, përfshirë testime për HIV, sifiliz dhe herpes. Pas këtyre ekzaminimeve, analizat laboratorike të kryera me tre metoda të ndryshme e konfirmuan praninë e virusit të lisë së majmunëve.

“Me marrjen e rezultateve pozitive, është aktivizuar menjëherë një plan reagimi institucional. Janë njoftuar të gjitha strukturat përkatëse, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Klinikën e Sëmundjeve të Lëkurës dhe Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, bëhet e ditur në deklaratën e ISHP-së.

Për të identifikuar burimin e infeksionit dhe për të kufizuar përhapjen e mundshme, epidemiologët e ISHP-së kanë nisur një anketim të hollësishëm epidemiologjik me të dy pacientët. Anketa është në proces dhe synon të mbledhë të dhëna të rëndësishme që do të shërbejnë për vendimmarrje të mëtejshme shëndetësore.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?