Foto ilustruese

Konfirmohet, e famshmja ‘Giro d'Italia 2025' nis nga Tirana, 3 etapat e para të turit çiklistik në Shqipëri 9-11 maj

16 Tetor, 19:55| Përditesimi: 16 Tetor, 22:16

  • Share

Tashmë është zyrtare, “Giro d’Italia”, një nga turnetë më të famshëm çiklistik në botë, do të nisë nga Shqipëria.

Më 9 maj të vitit të ardhshëm sipas asaj që raporton La Repubblica “Giro d’Italia” zhvendoset në Shqipëri dhe qeveria Rama tashmë ka vendosur në dispozicion 7 mln euro për këtë event.

Në Shqipëri do të zhvillohet 3 etapa të turit, nga 9 deri më 11 maj, ndërsa detajet mbetet për t’u bërë të ditura.

La Repubblica shkruan se kjo është e disata herë që turi i famshëm nis jashtë Italisë, ndërsa kujton se vjen në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, edhe pas marrëveshjes për emigrantët.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?