Politikë

PS merr mandatin e tretë historik! Erdogan, Mitsotakis, Di Maio dhe Zaev urojnë Ramën! Asnjë fjalë nga Kurti dhe Vuçiç

27 Prill 2021, 15:48| Përditesimi: 27 Prill 2021, 23:17

  • Share

TIRANË- Liderët e vendeve fqinje kanë uruar kryeministrin Edi Rama për marrjen e mandatit të tretë dhe historik në zgjedhjet e 25 prillit. Report Tv mëson se presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kanë qenë të parët të cilët kanë uruar përmes një telefonate kryeministrin Rama për fitoren.

Urimet nuk kanë munguar as nga ministri i Jashtëm italian, Di Maio apo i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Mes mesazheve të shumta, ajo që bie në sy është mos reagimi nga ana i qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit të saj, Albin Kurti, si edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës është futur në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend. Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.

Ora 22:59
Mandati i tretë/ Grupi S&D në PE uron Ramën: Inkurajojmë forcat politike të përpiqen për rrugën evropiane

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në PE ka uruar kryeministri Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në PE thekson se inkurajon forcat politike të angazhohen në përpjekje për rrugën evropiane. Sipas tyre kjo duhet bërë pasi populli shqiptar e meriton.

“Urime miqve tanë Edi Ramës dhe partisë Socialiste për fitoren e tyre të fortë në zgjedhjet e #Shqipërisë . Ne inkurajojmë tani të gjitha forcat politike të angazhohen në përpjekjet e përbashkëta në rrugën evropiane. Populli shqiptar e meriton”shkruhet në deklaratë.

 

Ora 19:25
Ali Ahmeti uron Ramën: Ke qenë me ne në momente të vështira, i bindur se do e nxjerrë kryelartë Shqipërinë

Politikani Maqedonas, Ali Ahmeti ka uruar kryeministrin Edi Rama për marrjen e mandatit të tretë dhe historik qeverisës. AI shkruan se është i bindur që do i bëjë krenarë shqiptarët.

“I nderuar Kryetar i Partisë Socialiste, i respektuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i dashur Edi, Vëllazërisht dhe zemërplotë të uroj për fitoren e madhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  Populli gjithmonë ka të drejtë dhe këtë përgjegjësi që ta ka mveshur supeve, unë kam bindjen e plotë, se ti do ta bartësh krenar, kryelartë dhe faqebardhë, siç është vet Shqipëria.  Jam pranë teje dhe shqiptarëve, bashkëudhëtar i rrugës sonë të përbashkët për t’i bërë bashkë shqiptarët në Europën e bashkuar dhe të barabartë me të gjithë të tjerët.  Edi, ke qenë pranë në kohë të mira e në kohë të vështira, ke prirë dhe gjithnjë ke shtruar dorë bashkëpunimi dhe unë të jam mirënjohës dhe do më kesh pranë, hap pas hapi, vendim pas vendimi, sukses pas suksesi.  Paç shëndetin e të priftë e mbara, ty e Shqipërisë sonë”, tha Rama.

Ora 16:30
Rama merr mandatin e tretë historik, kryeministri i Maqedonisë së Veriut e uron në shqip

Kryeministri Edi Rama ka marrë mandatin e tretë dhe historik në këto zgjedhje parlamentare dhe urimet nga homologët e tij nga fqinjët nuk kanë munguar. Pas Erdogan, Mitsotakis dhe Di Maio, edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka uruar në shqip kreun e qeverisë shqiptare për këtë fitore.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 27/04/2021 19:57

    Normal vucic nuk e perballon dot edi ramen ai do te donte lulin qe te tallte bythen me te gjithe shqiptaret. Ne duhet te jemi krenar qe e kemi. Eshte nje xhentellmen qe i perballon sfidat

    Përgjigju
  • drita: 27/04/2021 17:23

    EDI RAMA ESHTE BURRE SHTETI QE KA NDRICUAR SHQIPERINE SHQIPETARET JANE TE ZGJUAR..... PO I TRASHI ALBIN KURTI DHE BULLICA VJOSA OSMANI KU JANE....

    Përgjigju
  • Fshati: 27/04/2021 16:35

    Urime per fitoren dhe shpresojme dhe nje mandat te katert. Eshte diçka qe e kame shume veshtire ta kuptoj, si ka mundesi qe nje pjese e konsideruashme e popullit deshirojne qe te qeverisen nga organizatoret furnizimit te Serbise me nafte gjate luftes se bosnjes, e firmave piramidale, vrasesit e 21 janarit 2011,organizatoret e protestave kunder parqeve te gjelbra, kendeve te lodra per femije, ndertimit te rrugeve. Deshirojne te qeverisen nga "ndertuesi i madh i tramwajt, nga ai qe se voton as bashkeshortja e vet. Deshirojne te qeverisen nga ata qe te vrasin me grupet e gateshme nese nuk i voton, ata qe djegin mandatet, qe te kene me shume kohe per bisneset private. Edi Rama ka boll te keqia por si keta te opozites nuk eshte dhe shpresoj se nuk do te behet kurre.

    Përgjigju
  • Standing ovation: 27/04/2021 16:06

    Urime ,Kollozi i Albania's!I Math(MaDh?!)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?