Lautaro Martinez

Konfirmohet frika e Interit, Lautaro Martinez mbyll vitin nga dëmtimi! Ndeshjet që mungon

22 Dhjetor 2023, 14:41
  • Share

Interi ka konfirmuar se kapiteni i ekipit, Lautaro Martinez ka mbyllur vitin dhe do jetë jashtë për dy ndeshjet e radhës që zikaltërit kanë në 2023. Pas testeve të sotme është vënë re tendosje muskulore në aduktorin e këmbës së majtë dhe koha fikse e rehabilitimit do vendoset në testet e ditëve më vonë.

Fakt është se sulmuesi ka mbyllur këtë vit dhe do mungojë ndaj Lecces dhe Genoas, dy ndeshjet e fundit që zikaltërit luajnë në 2023. Argjentinasi u dëmtua në Kupën e Italisë ndaj Bolognas, aty ku Interi u eliminua 2-1 dhe Lautaro u pa duke çaluar.

Java e parë e janarit 2024 do e shohë sërish kapitenin në fushë, me Inzaghin që do ketë dhimbje koke për dy ndeshjet e radhës, ku Thuram-Arnautovic duket se do jenë në fushë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?