Presidenti Joe Biden

Kosova & Rajoni

Konfirmohet ftesa e Kosovës për Samitin e Demokracisë të organizuar nga Joe Biden

12 Nëntor 2021, 21:23| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 21:28

  • Share

Burime nga administrata amerikane në Uashington kanë konfirmuar se Kosova do të ftohet në Samitin e Demokracisë, i cili organizohet nga presidenti amerikan Joseph Biden, në Uashington më 9 dhe 10 dhjetor.

Administrata amerikane e kishte informuar Presidenten Vjosa Osmani rreth ftesës pas takimeve që kishte ajo me përfaqësuesit e institucioneve amerikane, ku ishte diskutuar lidhur me këtë çështje. Ndryshe, sipas një liste të publikuar një javë më parë nga medium amerikan Politico, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në këtë samit nuk janë ftuar Kosova, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në anën tjetër, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ftuar. Lista e të ftuarve ishte në nivel informacionesh jozyrtare.

Për mos ftesën e Kosovës ishte deklaruar edhe Ambasada amerikane në Prishtinë e cila ka thënë për mediat lokale në Kosovë se jo të gjithë partnerët kanë mundur të akomodohen në këtë iniciativë.

“Qëllimi ka qenë që të bashkohet një grup rajonal dhe socio-ekonomik i vendeve dhe juridiksioneve, duke përfshirë demokracitë më të zhvilluara dhe ato në zhvillim me diversitet në popullsi, demografi dhe vendndodhje”, është thënë në përgjigjen e Ambasadës.

Mes tjerash është thënë se SHBA-ja vazhdon të jetë e përkushtuar për të punuar me Kosovën në forumet tjera për të avancuar në forcim të demokracisë./ Telegraf

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?