VIP & Spektakël

Konfirmohet! Ndahet Lady Gaga nga i fejuari, flasin burime pranë çiftit

20 Shkurt 2019, 12:22| Përditesimi: 20 Shkurt 2019, 12:27

  • Share

Tashmë është e konfirmuar se këngëtarja Lady Gaga është ndarë nga i fejuari i saj, Christian Carino.

Lajmi bëri bujë në media kur këngëtarja u shfaq e vetme në tapetin e kuq në Gammy 2019. Gjithashtu ajo nuk mbante në dorë unazën e fejesës.

Zëra afër Gagës thanë se heqja e unazës nuk kishte të bënte me ndarjen dhe se çifti planifikonte të martoheshin. Mirëpo gjërat morrën tjetër rrjedhë.

Janë pikërisht ato burime që pohojnë se çifti i ka dhënë fund historisë. ‘Thjesht nuk funksionoi, marrëdhëniet ndonjëherë përfundojnë, nuk ka asgjë dramatike’-thanë burimet për Elle.

Ende nuk duhet saktësisht çfarë e bëri çiftin të ndahej.

Kujtojmë që Lady Gaga gjithashtu ka qenë e fejuar me aktorin Taylor Kinney, por u ndanë pas 5 vitesh lidhje.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?