Florian Marku, Chris Kongo

Konfirmohet ndeshja e radhës për Florian Markun, paralajmëron kundërshtarin: Do të pendohet që zgjodhi të përballet me mua

24 Janar, 08:15| Përditesimi: 24 Janar, 08:30

  • Share

Boksieri shqiptar Florian Marku do të ndeshet në muajin mars me Chris Kongo. Ndeshja pritet të jetë tepër interesante pasi boksierët patën një përballje të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar.

Por tani, mosmarrëveshjet e tyre do t’i zgjidhin në një ndeshje për të cilën kanë nënshkruar që të zhvillohet në muajin mars.

Data dhe vendi i ndeshjes do të caktohen më vonë. Ndeshja është konfirmuar edhe nga Florian Marku i cili menjëherë paralajmëroi Kongon për të cilin tha se do të pendohet që zgjodhi të përballet me të.

“Do të pendohet. Do të pendohet me siguri që zgjodhi të luftonte me mua. Dëshira e tij u realizua. E di që ai do të stërvitet shumë për këtë luftë, sepse kjo është lufta e tij më e rëndësishme e jetës së tij deri më tani. Por, unë kam qenë gjithmonë duke u stërvitur sikur të ishte lufta më e rëndësishme e jetës sime dhe kur të jemi në ring, ai do ta kuptojë këtë”, deklaroi Marku për “Sky Sports”.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?