Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Afërdita Ndoi, ka kalur procesin e vettingut.
Procesi i vetingut për prokuroren Ndoi u realizua nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Brunilda Bekteshi anëtare. 2 prej anëtarëve kanë qenë pro dhe 1 kundër konfirimit të saj në detyrë.
Gjyqtarja është vlerësuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) për të tri kriteret e vettingut, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Por KPK vendosi të dërgojë për inspektim në ILD një vendim pushimi nga ana e prokurores për një çështje lidhur me mjekim të pakujdeshëm.