Foto ilustruese

Bota

Konfirmohet rasti i parë i infektimit të një qeni me linë e majmunëve

12 Gusht 2022, 20:27| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 20:46

  • Share

Një qen është konfirmuar me linë e majmunit në Europë, sipas The lancet, duke shënuar kështu rastin e parë që një kafshë shtëpiake infektohet me këtë sëmundje.

Përpara këtij rasti nuk dihej nëse kafshët shtëpiake si macet dhe qentë janë në rrezik për të marrë linë e majmunit. Megjithatë, ishte gjithmonë një mundësi.

Lancet raporton se dy pacientët njerëz kishin qenë vërtet të kujdesshëm për të izoluar qenin e tyre nga kafshët shtëpiake dhe njerëzit e tjerë, sapo atyre iu shfaqën simptomat, por ata vazhduan ta linin kafshën të flinte në shtratin e tyre. Dy javë më vonë, qeni katërvjeçar zhvilloi simptomat e para dhe një test PCR konfirmoi praninë e lisë së majmunit.

Europa tashmë po konsideron që të zgjerojë furnizimin me vaksina kundër lisë së majmunit, duke ndjekur kështu strategjinë e përdorur nga SHBA-ja. Lija e majmunit është një virus që e ka prejardhjen nga kafshët e egra, si brejtësit dhe primatët, dhe që ndonjëherë kalon tek njerëzit. I përket të njëjtës familje virusesh si sëmundja e lisë.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?