Foto ilustruese

Konfirmohet rasti i parë me ‘Florona’ në Izrael, grip sezonal që kombinohet me COVID! OBSH-qytetarëve: Vaksinohuni me të dyja vaksinat

1 Janar 2022, 18:53| Përditesimi: 1 Janar 2022, 18:58

  • Share

Izraeli ka konfirmuar rastin e parë në botë të sëmundjes “Florona”. Sipas ekspertëve kjo është një sëmundje ku personat që i infekton e kalojnë njëkohësisht edhe koronavirusin dhe gripin.

Mediat e huaja raportojnë se rasti i parë me ‘Florona’ është identifikuar te një grua shtatzënë e cila është shtruar në Qendrën Mjekësore Rabin për të lindur.

Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se e reja nuk ishte vaksinuar.

Lajmi për Floronën vjen në një kohë kur bota po lufton me një rritje të rasteve COVID të nxitur nga varianti i ri Omicron, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntor 2021.

Mjekët izraelitë thanë se Florona po studiohet pasi Izraeli po përballet me një rritje të rasteve të gripit në javët e fundit.

Dr Nahla Abdel Wahab, një mjeke në Spitalin Universitar të Kajros, tha për mediat izraelite se Florona mund të ndikojë në sistemin imunitar të njeriut imunitar pasi do përballet me dy viruse në të njëjtën kohë.

Raportohet se gruaja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka qenë e pavaksinuar. Izraeli tashmë ka filluar edhe me injektimin e dozës së katërt kundër koronavirusit.

Sipas Organizatës së Botërore të Shëndetësisë mbrojtja nga kjo sëmundje është vaksinimi me të dyja vaksinat, me atë të koronavirusit dhe të gripit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?