Konfirmohet takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

23 Gusht 2020, 08:34| Përditesimi: 23 Gusht 2020, 08:35

  • Share

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien ka ftuar udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës në Uashington më 4 shtator, konfirmoi një zëdhënës për Zërin e Amerikës.

Bisedimet e njoftuara për në 2 shtator u shtynë dy ditë për arsye planifikimi, tha zëdhënësi.

Shtetet e Bashkuara, tha ai, i presin me padurim këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Hoti.

“Ne besojmë se përparimi në çështjet ekonomike, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, është hapi i parë në përparimin e procesit të paqes," tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Zërin e Amerikës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?