TIRANË- Një shembull i drejtësisë, e ka cilësuar ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim konfiskimin e 60 mln eurove pasuri dhe dënimin e grupit që tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit.
Një goditje e madhe, e quan Kim, teksa inkurajon SPAK-un që të vijojë me këto ritme, ku mes të dënuarve janë edhe zyrtarë publik.
“Një tjetër goditje e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €. Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-Shqipërisë. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t'i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar”, shkruan Kim.
Konfiskimi i 60 mln eurove pasuri ishte goditja më e madhe e SPAK që nga krijimi i tij, por edhe në historinë e drejtësisë shqiptare, pasuro këto që i përkisnin një grupi kriminal. Bëhet fjalë gjithsej rreth 300 mijë metra katror, në 75 pasuri të ndryshme. Ky dënim ishte në kuadër të hetimeve për dosjen 339, ku mes të dënuarve me burg është edhe Xhevi Ndoka dhe Mimoza Ndoka, të cilët janë përkatësisht vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka.
Lista e të dënuarve
Xhevi Ndoka 6 vite e 8 muaj burg
Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj, me kusht
Emanuel Gjura 4 vite e 8 muaj burg
Zef Lazri 8 muaj burg
Blendi Ndoka 3 vite e 6 muaj burg
Luigj Paloka 4 vite e 8 muaj burg, me kusht
Paulin Simoni 3 vite e 4 muaj burg
Vlash Gaxulli 2 vite burg, me kusht
Genc Zeneli 2 vite burg, me kusht
Kol Lleshi 2 vite burg, me kusht
Oj zonje ti je Amerikane por nuk je mjaft e shkolluar qe ta kuptosh se si punon koruptimi ne Shqiperi ,vetem ENVER HOXHA kishte ilacin per keta ,por ti je e para qe ju ndihmon dhe ju beson hajduteve dhe te koruptuarit,pra mos me lodh me lavdatat e juaja nuk keni aritur asgje ne 30 vitet e fundit.
PërgjigjuPo po aty mahu edhe shtrrengoje fort se jane sekuestru, ashtu si u sekuestru kompleksi Golden ne shijak, madje dy here eshte sekuestru, nji here per trafik nderkombtar droge dhe se fundmi si vendi ku vdiq Jan prenga. Ik e shif se te sekuestrum e ke hahaha
PërgjigjuPse nuk sekuestroni pasuritë e Ilir Metës e Monika Kryemadhit atyre që e mbajnë peng Shqipërinë
PërgjigjuSekuestrimi dhe konfiskimi(ne kete rast) jane gjera paksa te ndryshme i dashur.