Francesco Becchetti

Konfiskohen 20 mln euro për llogari të Becchettit? Burime: Asnjë cent nuk është bllokuar nga asnjë gjykatë, përballja e qeverisë me biznesmenin vijon

15 Prill 2022, 16:39| Përditesimi: 15 Prill 2022, 17:27

  • Share

Asnjë gjykatë vendase apo e huaj nuk ka vendosur për konfiskimin e të ardhurave apo pronave të Albcontrol apo të tjera të Republikës së Shqipërisë për llogari të biznesmenit Francesco Beccetti. Burime ekskluzive për Shqiptarja.com bëjnë me dije se lajmi i dalë në media, se janë konfiskuar 20 mln euro, nuk është i vërtetë. Të njëjtat burime thonë se procesi në çështjen e biznesmenit Franccesko Becchetti, është në vijim dhe as Republika e Shqipërisë dhe as Albcontrol nuk kanë paguar asnjë cent në favor të Becchettit.

Sipas një lajmi të publikuar sot në media, biznesmeni italian Francesco Becchetti, konfiskoi afërsisht 20 milionë euro, nga të ardhurat që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore. Sipas po të njëjtës media, thuhet se për vitin 2021 Eurocontrol ka derdhur 18.7 milionë euro në llogarinë e bllokuar të Albcontrolit dhe këto para, janë konfiskuar nga biznesmeni italian, i cili sipas disa vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar, ka fituar 110 mln euro, ndaj qeverisë shqiptare, e cila nga ana e saj thotë se, përballja vijon në institucionet e ndërkombëtare.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë, ka dënuar me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchettin, i cili akuzohet për krijimin një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, përmes kompanive të tij. Bashkëpunëtori i tij italian Mauro De Renzis u dënua me 16 vite burg, nëna e tij Liliana Condomitti u dënua me 8 vite. Me 8 vite burg u dënua edhe Erjona Troplini.

Vendimi i dënimit të Becchettit bashkë me nënën e tij dhe dy bashkëpunëtorët do të përdoret nga avokatura e shtetit për të tentuar të kundërshtojë vendimin e arbitrazhit, që ai ka fituar me Shqipërinë në vlerën 110 milionë euro.

Becchetti në arbitrazh ka pretenduar për një persekutim politik në mungesë të ndonjë dënimi nga drejtësia shqiptare, ndërsa tani është i dënuar penalisht për mashtrim e falsifikim me tatim taksat, bashkë me nënën e tij dhe dy administratorët e firmave të tij në Tiranë.

Sipas gjykatës penale në vendimin e dhënë, në krye të një skeme fiktive të lidhur me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaç, gjyqesh, faturash e qarkullimi aksionesh mes kompanive qëndron Becchetti. Pra dënimi i gjykatës ka vërtetuar se investigimi dhe hetimi i prokurorisë ndaj Becchettit dhe firmës së tij (duke përfshirë televizionin Agon Channel) ishte bazuar mbi shkelje konkrete dhe jo mbi persekutim politik si ka konkluduar arbitrazhi.

Përgjatë procesit në arbitrazh Becchetti ka përfituar pikërisht nga mungesa e ndonjë dënim në Shqipëri kur procesi për arsye të paqarta është zvarritur për 6 vite. Ndryshe nga arbitrazhi që ndërkohë ka ecur me procedura të përshpejtuara. Edhe ditën e djeshme avokatët e Becchettit kërkuan ende kohë pasi bënin mbrojtjen prej 1 javë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?