Shtepi me pishinënë Durrës

Kronikë

Shtëpi 1-katëshe me pishinë dhe 1050 m2 tokë në Durrës, konfiskohen pronat e vëllezërve Kërtalli në Durrës

24 Korrik, 15:13| Përditesimi: 24 Korrik, 16:42

  • Share

Një shtëpi 1-katëshe me pishinë në Durrës dhe një tokë me sipërfaqe 1050 m2, janë sekuestruar pas vendimit të Apelit të GJKKO, pasi këto pasuri janë përfituar nga aktivitete të paligjshme.

Pasuritë ishin në pronësi të Luan Kërtallit, të cilat, sipas autoriteteve, i ka përfituar nga aktiviteti kriminal i dy djemve të tij, Morel dhe Enkel Kërtalli, të cilët janë të dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Gjithashtu, 2 vëllezërit Kërtalli janë hetuar në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, të dyshuar për kryerjen e  veprave penale “Vrasja”, në rrethana të cilësuara, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Bëhet fjalë për tentativën e vrasjes ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka, ngjarje e ndodhur në Shijak. Biznesmeni udhëtonte me makinë kur u qëllua me armë nga një tjetër makinë në lëvizje, por mundi të shpëtonte për shkak se kishte mjetin të blinduar.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bëri ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, për konfiskimin e pasurisë në përdorim të shtetasit L. K..

Këtij shtetasi iu sekuestruan 1050 m2 truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë. Pasuria iu dorëzua Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në prezencë të familjarëve të shtetasit L. K..

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L. K. i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaria kriminale e 2 djemve të tij, të cilat janë të dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

2 vëllezërit janë hetuar në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, të dyshuar për kryerjen e  veprave penale “Vrasja”, në rrethana të cilësuara, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?