Ish-kryeministri Sali Berisha ka paraqitur kërkesë për përjashtimin nga çështja e tij të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, e cila është partnerja e Enkelejd Alibeajt.
Marsida Xhaferllari s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, pasi është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Enkelejd Alibeajt, thekson Berisha në dokument.
Alibeaj është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në Këshillin e Mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit të Sali Berishës kur u kërkua nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
Një konflikt tjetër me Berishën është edhe ankimimi i deputetit për vulën e Partisë Demokratike dhe kundërshtimi i Berishës si kreun e saj.
Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë më 19 nëntor kërkesën e Sali Berishës për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të Posaçëm që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”./ TCH
Uauuu,tani nuk ben me bashkejetusja e Alibeajt Xhaferlkari Sali serbit i duket ne konfilk interesi!! Po qe çane gryken e nuk lane gure pa levisur me gjith Like hajdutin per ta pasur kandidaturen e saj ne kushtetuese,tani na qenka konflikt interesi??!!
PërgjigjuAty të ngordhës si qen i zgjebosur mi kriminel,hajdut,vrasës
Përgjigju