Kronikë

Konflikt mes 5 personave në Laç, një në pranga dhe 4 në kërkim! Dyshohet se është qëlluar edhe me armë (EMRI+VIDEO)

16 Gusht, 15:21| Përditesimi: 16 Gusht, 15:34

  • Share

Kurbin - Një konflikt mes pesë personave është regjistruar sot në rrugën “Kurbini”, Laç.

Në pranga ka rënë Klajdi Rryta, alias Klajdi Tusha 37-vjeç, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, teksa raportohet se fatmirësisht nuk ka ndonjë person të dëmtuar.

Uniformat blu i gjetën 37-vjeçarit një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.

Arma me të cilën dyshohet se u qëllua edhe në ajër gjatë konfliktit u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Pas njoftimit për një konflikt fizik ndërmjet disa shtetasve, rreth orës 11:00, në rrugën “Kurbini”, Laç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit fizik ndërmjet 5 shtetasve, gjatë të cilit dyshohet se është qëlluar edhe me armë zjarri.

Nga veprimet e shpejta u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. R., alias K. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.

Nga të dhënat e para rezulton se shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, të identifikuar me iniciale G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; si dhe E. R., 32 vjeç, banues në Laç, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, nga i cili nuk ka të dëmtuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?