Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Deçan të Kosovës. Dy adoleshentë të moshës 16 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin derisa agravoi situata. Njëri prej tyre nxori thikën dhe plagosi bashkëmoshatarin në bark, krah dhe qafë.
Prindërit e autorit thanë se do të takojnë familjen e viktimës për t’i kërkuar falje për ngjarjen e rëndë. Familjet edhe mund të pajtohen duke e zgjidhur këtë problem mes fëmijëve, ndërsa me çështjen po merret policia. Aktualisht kanë marrë në pyetje 16-vjeçarin për të dhënë arsyen e konfliktit dhe të therjes.
Viktima dhe i dyshuari që po hetohet për “tentim vrasje” ishin shokë klase, por nuk kanë pasur probleme të mëparshme.