Kronikë

Tiranë/ Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari! Shpallet në kërkim autori (EMRAT+VIDEO)

8 Qershor, 08:35| Përditesimi: 8 Qershor, 10:43

  • Share

Një konflikt mes komshinjve është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Allias. 38-vjeçari Korado Teodori ka plagosur me armë zjarri në këmbë 31-vjeçarin Sandrino Baci. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

31-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat ndërsa po punohet edhe për kapjen e autorit.  

“Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?