Foto ilustruese

Kronikë

Konflikt në Bulqizë, godasin me thikë punonjësin e ujësjellësit, arrestohen dy të rinjtë

6 Gusht 2021, 09:36| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 09:38

  • Share

BULQIZË- Një konflikt për motive të dobëta ka çuar në pranga dy të rinj në Bulqizë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy të rinjtë, të identifikuar si Blerdjan Gjoka, 32 vjeç dhe Murat Zhaboli 28 vjeç kanë goditur me thikë për shkak të detyrës një punonjës të ujësjellësit.

Si pasojë e konfliktit sy të rinjtë janë arrestuar, ndërsa bëhet me dije se punonjësi i ujësjellësit G. K., 33 vjeç, ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, 33-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Arrestimi i tyre u bë pasi  në Krastë Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta  kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?