Sociale

Konflikt në Levan të Fierit/ Banorët: Biznesmeni po zapton tokat tona! Myrtaj: Janë tokat e shtetit, m’i dha Ministria e Bujqësisë për 99 vjet

3 Tetor, 17:22| Përditesimi: 3 Tetor, 17:36

  • Share

Dhjetra banorë të fshatit Bashkim në Levan të Fierit janë ngritur në protestë me pretendimin se biznesmeni Hysni Myrtaj ka përvetësuar tokat e tyre bujqesore. Ata shpehen të indinjuar se përveç tokave djerrë që ata i përdornin për kullota, tashmë Myrtaj po kërkon të zaptojë edhe tokat që ata i kanë përfituar me ligjin 7501.

Biznesmeni Hysni Myrtaj i kontaktuar në telefon nga Report TV tha se ka një kontratë me Ministrinë e Bujqëisë për të shtrytëzuar tokën “shtet” për 99 vjet. Në bazë të kësaj kontrate, ka mbjellë një sipërfaqe prej 14 hektarësh me shege dhe synon të kultivojë dhe 6 hektarë të tjerë. Pikërisht për këto 6 hektarë ka lindur konflikt me banorët, që e kanë shfrytëzuar tokën e shtetit prej 30 vitesh. Myrtaj thotë se nuk ka hyrë në pronat e tyre private, por kërkon të shfrytëzojë sipërfaqen që ka marrë nga Ministria e Bujqësisë.

Për sqarimin e situates dhe ndarjen e kufinjve, si biznesmeni ashtu dhe banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë fier, kadastres dhe ministrisë së bujqësisë. Sakaq banoret kane depozituar kallezim dhe ne Policine e Fierit.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?