Sherri para pushuesve për shezlonget në plazhin e Kunes! Plagoset rëndë një biznesmen, u godit me sende të forta! Në kërkim autori

26 Qershor 2022, 14:53| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 16:37

  • Share

LEZHË- Një person mbeti i plagosur me sende të forta, pas një konflikti për ndarjen e hapësirave në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të së dielës në zonën e Kunës, ndërsa i plagosur mbeti Armando Marku, 45 vjeç.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe pasi mori ndihmën e parë mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të mundur identifikimin e autorit të dyshuar. Ai është Paris Deda, 35 vjeç i cili arriti të largohet pas ngjarjes, duke i shpëtuar prangave të policisë.

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se konflikti mes dy personave të cilët kishin bizneset afër njëri-tjetrit, ka nisur për vendosjen e shezlongeve në brezin e rërës, për të cilën pretendonin pronësinë të dyja palët. Duke mos gjetur zgjidhje, dy personat janë përplasur verbalisht me njëri tjetrin, e më pas Paris Deda ka goditur fizikisht dhe me sende të forta  Armando Markun, duke i shkaktuar fraktura në kokë.

Konflikti mes tyre ka ndodhur në mes të pushuesve të cilët këtë të diele ishin të shumtë në zonen e Kunës në Shëngjin. Policia e cila nisi menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen ka shoqëruar në komisariat dhe po merre në pyetje disa persona për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa po ushtrohen kontrolle për kapjen e autorit të dyshuar Paris Deda.

Ndarja e rërës në plazh është kthyer shpreh herë në burim konflikti mes subjekteve private në bregdet, ku nuk kanë munguar as viktimat siç ishte rasti i qershorit të vitit 2021 në Velipoje ku mbeten të vrarë 4 persona.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/06/2022 00:39

    Ketu ku jetoj,inshurencat e makinave i kane bere rregullat te tilla, qe ne shumicen e rasteve i nxjerrin te gjitha palet e ngateruara ne aksident, fajtore,shume rralle ndodh qe te penalizohet vetem njera pale.Mendoj qe shteti do te ishte mire te ndiqte te njejtin model dhe per ceshtjen e sherreve per ndarjen e sip.te plazhit.Personave te ngateruar ne sherr,pavaresisht se kush ka te drejte, t'ju hiqet automatikisht leja e dhene dhe e drejta e shfrytezimit te sip.te plazhit per biznes,pa te drejte apelimi,apo rinovimi te lejes, per te gjithe muajt e ketij sezoni.Vetem keshtu kane per te vene mend keta.

    Përgjigju
  • Byli: 26/06/2022 18:31

    Keto zonat e cadrave sikur jane ndare ne menyre te drejte nga Kretari I Bashkise zoteri Pjerini

    Përgjigju
  • Liu: 26/06/2022 17:30

    O Dhendri Besnikut ! Edhe Nard Noka ishte nje elektro auto i pa shkolle dhe u bo Minister Shendetesie!!

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 26/06/2022 15:48

    Keshtu do ndodhe nese turizmin do drejtoje nje mesuese frengjishtje.

    Përgjigju
  • Nushi: 26/06/2022 15:29

    Ky eshte shteti qe nuk funksionon! Vjet ne Velipoj u vrane 3 veta po per te njejte gjo!Sot perseri ne Kune per hapesira,qe nuk ka hapesira publike veç genjejne qe kane lene hapesira publike,prandaj ndollin keto ngjarje te pa kendeshme,pastaj kerkojme pushues!

    Përgjigju
    • cadristi: 27/06/2022 19:10

      o pall u vrane 4 vjet...sa per shtetin pirdhi ne te se nuk ka buur nene te hyje ne mes te kafsheve qe kan bo 2 lek me pislliqe e tani ju qe thoni leni te bejne lek shqiptaret me droge e prostitucion e ju jeni te paret qe qaheni qe keta te shkelin me kembe se kan nje hale pare o leka ti do jesh nje nga byrktorja qe ke ngel pa gje e tani flet se te ka rene halli mbaje shprese te fitonte ai i byrektores tate qe mund te haje akoma byrek ...por te shkoi huq.provoje ne dashuri se ndoshta te hecen se thone qe kujt nuk i hecen ne bixhoz i hecen ne dashni

    • Leka: 26/06/2022 18:29

      Po keto zonat e cadrave sikur I ka ndare ne rregull Pjerini Kryetari I Bashkise.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?