Drejtoria Vendore e Policisë së Kukësit

Konflikt për motive të dobëta në Has/ Arrestohen babë e birë pasi plagosën fqinjin, përfundon në spital edhe gruaja e një prej autorëve

11 Shkurt 2021, 13:01| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 13:05

  • Share

Policia e Hasit ka arrestuar babë e birë me inicialet M.B dhe A.B, për shkak se janë përfshirë në një konflikti për motive të dobëta dhe kanë plagosur rëndë me mjete të forta fqinjin e tyre H.D, i cili aktualisht gjendet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Tre persona e përfshirë në këtë ngjarje janë banues në fshatin Gjinaj në Has.

Ndërkaq edhe i plagosuri H.D u procedua penalisht edhe përse në gjendje të lirë, pasi gjatë konfliktit ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e shtetasit M.B, shtetasen F.B e cila ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe "Dëmtime të tjera me dashje".

Njoftimi i plot i Policisë: 

Has

Plagosën rëndë me mjet të fortë fqinjin e tyre, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M. B. dhe A. B. (babë e bir), banues në fshatin Gjinaj.

Në fshatin Gjinaj, shtetasit M. B. dhe A. B. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur me mjet të fortë, duke e plagosur rëndë shtetasin H. D., banues në fshatin Gjinaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës Tiranë.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi H. D., për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje", pasi gjatë konfliktit ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e shtetasit M. B., shtetasen F. B., e cila ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe "Dëmtime të tjera me dashje".

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?