Pesë shokë nga Nikla kanë dhunuar dhe kërcënuar dy bashkëpronarë të një sipërfaqeje toke në rrugën e Elbasanit, pasi njëri prej tyre pretendon pronësinë. Në pranga kanë rënë 4 prej tyre, Endri Allushi, Erald Basha, Ervin Topi dhe Ardian Shera, ndërsa në kërkim është shpallur Emiljano Topi, personi që pretendon pronësinë.
Kanë qenë dy pronarët që kanë bërë kallëzim në polici se këta pesë persona i kishin dhunuar dhe kanosur. Ata kanë deklararuar se e kanë blerë sipërfaqen e tokës në vitin 2021, nga një person tjetër. Në videon e policisë, shihet teksa dy prej shokëve godasin dhe tentojnë të tërheqin njërin nga pronarët.
"Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të shtetasve L. H. dhe A. C., se 5 shtetas i kishin dhunuar dhe kanosur, pasi njëri prej tyre pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës që kallëzuesit deklarojnë se e kanë blerë në vitin 2021, nga 1 shtetas tjetër, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Pretendimi”.
Gjatë operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. A., 28 vjeç, E. B., 31 vjeç, E. T., 42 vjeç dhe A. Sh., 44 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi që pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës, E. T., 37 vjeç, të pestë banues në fshatin Nikël, Krujë, shokë me njëri-tjetrin. Punohet intensivisht për kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.", njoftoi policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
Dhunuan dhe kanosën 2 bashkëpronarët e një sipërfaqe toke në Rrugën e Elbasanit, me pretendimin se kjo pronë ishte e njërit prej tyre, arrestohen 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të shtetasve L. H. dhe A. C., se 5 shtetas i kishin dhunuar dhe kanosur, pasi njëri prej tyre pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës që kallëzuesit deklarojnë se e kanë blerë në vitin 2021, nga 1 shtetas tjetër, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Pretendimi”.
Gjatë operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. A., 28 vjeç, E. B., 31 vjeç, E. T., 42 vjeç dhe A. Sh., 44 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi që pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës, E. T., 37 vjeç, të pestë banues në fshatin Nikël, Krujë, shokë me njëri-tjetrin.
Punohet intensivisht për kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.
Komente
