Maringlen Muha, i ati Arben Muhaj dhe e ëma Teuta Muhaj

Kronikë

Kush janë vëllezërit që thyen urdhrin e mbrojtjes dhe dhunuan hallën për pronën, babai u kishte vrarë nënën në 2015

13 Shtator 2019, 14:04| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 21:49

  • Share

FIER- Dy nipër kanë dhunuar hallën e tyre dhe e gjitha ka ndodhur për shkak të një prone të përbashkët mes tyre.

Dy nipërit, të identifikuar si Mariglen dhe Artjus Muhaj, 30 vjeç dhe 24 vjeç, kanë dhunuar hallën e tyre Mirela Brakaj, 45 vjeçe. Halla jetonte e vetme në banesë, pas vdekjes së bashkëshortit të saj dhe ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj nipërve, por kjo nuk i ka penguar ato që ta dhunonin sërish. Mësohet se ata jetonin në një pallat, në kat të parë  vëllezërit Muhaj dhe në katin e tretë halla e tyre, ndërsa nuk dihet ekzaktësisht prona që është bërë objekt "sherri" mes tyre.

Maringlen Muhaj

Situata ka arritur kulmin ditën e sotme, ku për pasojë 45-vjeçarja ka marrë lëndime të shumta në trup. Vëllezërit Muhaj njihen si persona problematikë, ku sipas informacioneve nga banorët e lagjes, situata e tyre është përkeqësuar pas vrasjes së nënës së tyre nga babai Arben Muhaj në 20 janar të vitit 2015, për shkaqe xhelozie.

I ati Arben Muhaj i dënuar për vrasjen e gruas Teuta Muhaj

Ato u vunë në prangat e policisë, ku gjatë kontrollit në banesën e dy të rinjve policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe disa fishekë.

E ëma e dy fëmijve e vrarë nga i shoqi

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasani: 13/09/2019 16:15

    Me te vertete prona eshte e shenjte por jo te arrihet deri aty sa te vrase femija prinderir apo me tutje. Pronen mund ta vesh prape por me te shenjte se prinderit apo njerezit e tjere te familjes nuk ka. Prandaj o njerez o shqiptare i vini gishtin kokes mos kaloni ne aventura te tilla se po na turperoni ne syte e te gjithe botes.

    Përgjigju
    • Fieri: 13/09/2019 18:34

      Po kjo halla eshte tip k ..edhe leket ja han dashnoret ..!

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?