Elbasan- Dy konflikte në familje në Elbasan dhe Cërrik kanë përfunduar në vetëgjyqësi me vjedhje dhe përleshje mes vëllezërve.
Policia vendore njoftoi sot (11 mars) se specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë 54-vjeçarin me inicialet T. H., për veprën penale "vjedhja".
Denoncimi ishte depozituar nga L. H., 52 vjeç, vëllai i të dyshuarit, se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin tip "Range Rover", të parkuar në lagjen "Beqir Dardha". Gjatë hetimeve dhe kërkimit, shërbimet e gjetën mjetin mesditën e djeshme (10 mars), në lagjen "Luigj Gurakuqi", duke e prangosur 54-vjeçarin si autor i dyshuar. Kapja e tij u bë në flagrancë teksa drejtonte mjetin, pa dijeninë e të vëllait.
Kurse specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 55 vjeç dhe I. M., 48 vjeç, vëllezër, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin, duke shkaktuar edhe lëndime.
Komente
