Konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për vënien nën kontroll të Nagorno-Karabakh, ka rikthyer edhe njëherë në vëmendjen e publikut problemin më të madh të Kaukazit 30 vitet e fundit.
Provokimet e bëra nga qeveria armene shihen si një përpjekje për të tërhequr vëmëndjen nga problemet kryesore të vendit. Në anën tjetër Azerbajxhani kërkon rikthimin e tokave, sipas tyre të okupuara padrejtësisht nga armenët separatist.
1- Kur dhe si filloi konflikti në Nagorno-Karabakh?
Origjina e konfliktit daton në fillim të shekullit të 20-të. Vendimi i Joseph Stalin për të krijuar një rajon autonom armen në Nagorno- Karabakh, ( Karabakun e Epërm) brenda kufijve të Azerbajxhanit dhe vendosja e armenëve nga rajone të ndryshme aty shkaktoi rezultate të përgjakshme në fund të viteve '90.
Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, armenët kërkuan transferimin e Nagorno- Karabakh, nga Azerbajxhani në Armeni. Mosmarrëveshjet midis dy shteteve dekraduan në një konflikt dhe luftë në shkallë të gjerë në fillimin e viteve 1990. Armenët, të cilët kishin mbështetjen e rusëve, pushtuan disa nga zonat kryesore Khankendin, Shushan dhe Khojaly , Lachin, Khojavend, Kalbajar, Agdara, Agdam, Jabrayil, Fuzuli, Qubadli dhe Zangilan. Armenët kryen masakra kundër turqve azerbajxhanas dhe rreth 20% e territoreve të Azerbajxhanit o okupuan duke detyruar të largohen gati një milion Azerbajxhanas.
2- Cfarë është Protokolli i Bishkekut i nënshkruar 26 vite më parë por i mbetur vetëm në letër?
Përkeqësimi i situatës dhe rritja e numrit të viktimave dhe terrorit bëri që palët të ulen në bisedime. Me 4 dhe 5 Maj të vitit 1994, palët nënshkruan një marrëveshje armëpushimi, të njohur si Protokolli i Bishkekut. Në këtë protokoll të nënshkruar nga krerët e parlamentëve u ra dakord që nga 12 maj 1994, palët të shpallnin armëpushimin dhe të mos organizonin një sulme të ndërsjella, tërheqjen e forcave nga "territoret e kapura", rihapjen e infrastrukturës, kthimin e refugjatëve dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje detyruese.
Kopja e dokumentit të sjellë në Baku u nënshkrua në 8 maj, me ndryshime të vogla të bara nga pala azerbajxhanese, fjala “kapur" u zëvendësua me fjalën "e okupuar".
Sipas protokollit, një nënshkrimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse synohej në të ardhmen, por pavarësisht viteve marrëveshja e paqes e përmendur në protokoll nuk mund të zbatohej për shkak të mosmarrëveshjes së palëve. Sulmet dhe operacionet në shkallë të gjerë përfunduan me Protokollin, megjithëse për 26 vitet e fundit të dyja palët kanë humbur trupat e tyre, pavarësisht se ende nuk dihen numrat e tyre.
3-Pse organizatat ndërkombëtare nuk arritën të gjejnë zgjidhje?
Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) formoi Grupin e Minskut në 24 Mars 1992 në mënyrë që të inkurajojë gjetjen e një zgjidhje paqësore të konfliktit. Rusia, Franca dhe SHBA, ishin bashkëkryetarë të grupit. Grupi i Minskut i OSBE-së, i cili u krijua për të zgjidhur problemin, nuk ka arritur rezultate deri më tani. Bashkëkryetarët e Grupit të Minskut, të cilët vizituan të dy vendet në mënyrë periodike dhe u takuan me autoritetet, nuk bënë asgjë më shumë veçse paralajmëruan palët që të respektojnë armëpushimin çdo herë.
4- Si ka kontribuar Russia në moszgjidhjen e konfliktit? deadlock?
Edhe pse Rusia ishte pjesë e Grupity të Minskut, ajo ndoqi një politikë të destabilizimit të situatës dhe krijimit të pasigurive. Para dhe pas nënshkrimit të marrëveshjeve të Paqes, Armenia ka qenë gjithmonë në qendër të axhendave. Gjatë kësaj kohe Rusia i shiti armë në një çmim të ulët apo dhuroj në jo pak raste ushtrisë armene. Në një raport të vititi 1997 u zbulua se Rusia i dhuroi Armenisë armë në vlerën e 1 miliardë dollarëve . ndërkohë që në 2008 i dhuroi po prape armë në vlerën e 800 milion dollarëve.
Ish Presidenti Armen Serxh Sarkisyan, në një deklaratë për shtyp në gusht, njoftoi se Rusia dërgoi më shumë se 50,000 tonë armë në Armeni midis viteve 2010-2018. Me marrëveshjen e nënshkruar midis dy vendeve në 2015, Rusia alokoi një hua prej 200 milion dollarë për Armeninë për të blerë armë.
5 – cfarë politike ka ndjekur Turqia në këtë cështje?
Që nga fillimi i krizës, Turqia ka mbështetur qëndrimin e Azerbajxhanit në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Zyrtarët turq, veçanërisht Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i kanë bërë thirrje Armenisë që t'i japë fund okupimit. Administrata turke shpeshherë ka deklaruar se marrëdhëniet diplomatike me Armeninë nuk do të vendosen derisa të përfundojë okupimi i territoreve Azerbajxhanase.
6 - Cilat janë propozimet e përgatitura për situatën në Kaukaz?
Asnjë vend ose organizatë ndërkombëtare nuk e ka njohur 30 vitet e fundit okupimin Armen dhe të ashtuquajturën republikë në territorin e Azerbajxhanit. Gjatë këtij procesi, Këshilli i Sigurimit i OKB miratoi katër rezoluta, të cilat përfshinin largimin e trupave armene nga territoret e okupuara por qeveria armene nuk respektoi asnjërën nga ato. Pala Azerbajxhanase vë kushtin që ushtarët armenë të tërhiqen nga rajonet që pushtuan për të filluar procesin e zgjidhjes.
Ndërsa Bakuja zyrtare premton autonomi me status të lartë për Zonën në Fjalë, Armenia dëshiron që ky rajon të jetë i pavarur nga Azerbajxhani.