Konflikti Armeni-Azerbajxhan/ Ndoshta mercenarët e ISIS mund të hidhen në veprim në Nagorno Karabakh

28 Shtator 2020, 19:08| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 19:26

  • Share

Turqia mund të dërgojë mijëra mercenarë sirianë të ISIS për të luftuar kundër armenëve të Nagorno Karabakh

Lajmi u konfirmua nga Observatori për të Drejtat e Njeriut në Siri dhe u citua nga agjencia e lajmeve Asianeës-51151.html. Për të njëjtin fakt flet edhe Reuters...dhe sipas së cilës luftëtarë nga grupet rebele të mbështetura nga Turqia në zonat e Sirisë veriore nën kontrollin turk, thanë se po vendoseshin në Azerbajxhan në koordinim me Ankaranë

Sipas planeve, nga Siria, disa autokolona tokësore do sjellin mercenarë të ISIS në Turqi dhe më pas  ato do të nisen për në Azerbajxhan.

1800 dollarë pagë

Kontrata përfshin një pagë prej 1800 dollarë amerikanë në muaj për mercenarët. Në fushën e betejës planifikohet të futet brigada Sulltan Murat, një fraksion i armatosur i opozitës Siriane

Luftimet në kufirin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit u rindezën edhe në fillim të korrikut dhe nuk përjashtohet që konflikti të varet nga konfrontimi i pazgjidhur midis Rusisë dhe Turqisë për guvernatorin sirian të Idlib.

Armenia është një aleat strategjik i Rusisë në rajon, ndërsa autoritetet e Azerbajxhanit dhe Turqisë zyrtarisht shpallin konceptin e "Një populli - Dy shtete".

Përparësitë për Ankaranë

Për Turqinë mund të ishte e dobishme konflikti midis Armenisë dhe Azerbajxhanit deri në nivelin e kërcënimit të stabilitetit rajonal dhe interesave të Moskës dhe më pas të kërkonte nga Rusia, në këmbim të stabilizimit të rajonit, koncesione në Idlib. Lajmi për dërgimin e mercenarëve të ISIS në Azerbajxhan ndërkohë është mohuar nga zëdhënësi i fraksioneve të armatosura të opozitës në Astana.

Deklarata e Parlamentit turk

Sot Parlamenti i Turqisë ka dënuar "sulmin e Armenisë ndaj Azerbajxhanit" në rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakh dhe ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Bakun zyrtare.

Kjo është ajo që kanë deklaruar grupet parlamentare të shumicës dhe opozitës në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Ankarasë në një deklaratë të përbashkët, me përjashtim të HDP-së pro-kurde.

Deklarata është nënshkruar nga AKP e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, nga aleatët nacionalistë të MHP dhe nga forcat opozitare të partisë Chp dhe Iyi, të cilët riafirmuan "solidaritetin e kombit turk" me Azerbajxhanin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?