Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka publikuar pamje tronditëse nga konflikti i armatosur me Armeninë në rajonin e Nagorno-Karabakh-ut.
Siç duket në video, një dron është duke vëzhguar ushtarët armenë teksa shkarkojnë një kamion me materiale luftarake në bazën e tyre ushtarake.
Një moment droni qëllon duke shkatërruar kamionin, ndërsa në fund duken të vdekur një numër i madh ushtarësh.
Videot e para nga luftimet kanë treguar automjete plot njerëz, milicë të kombësive të dyshimta, sulme ndaj automjeteve tokësore.
Mendohet se Erdogan ka dërguar në zonat e luftimit "legjionët e tij të huaj" në mbështetje të trupave aleate: mercenarë të cilët, sipas akuzave, kanë mbërritur nga fronti sirian.
Ankaraja gjithashtu ka dërguar për Azerbajxhanin edhe dronë luftarakë të sofistikuar të cilat kryejnë operacione kirurgjikale kundër automjeteve armene dukshëm të paaftë të reagojnë ndaj sulmeve nga qielli.
Por sipas analistëve ushtarakë të luftës dhe siç pretendohet edhe nga Sebastien Roblin në ‘Forbes’, dronët e prodhuar në Turqi janë praktikisht identikë me famëkeqin TB2 Bayraktar, një mjet ajror luftarak pa pilot dhe i aftë për operacione fluturimi të kontrolluara nga distanca, të njëjtët dronë që Ankaraja përdori në Libi dhe Siri për të mbështetur aleatët dhe njësitë e saj të pranishme në territor.
Sidoqoftë, ajo që është intriguese në këtë fazë të konfliktit është kush mund t'i drejtojë fizikisht këta Bayraktar pas vijave armike armene. Përgjigja më e thjeshtë do të ishte: dora turke, shumë më me përvojë në përdorimin e tyre
Lajmi kryesor:
Turqi Francë përplasje për situatën në Nagorni Karabakh! OKB: Ndalni luftimet...Jerevani mund të njohë pavarësinë e Rajonit (VIDEO)
//ReportTv.al