Konflikti Azerbajxhan-Armeni/ Irani paralajmëron për 'luftë rajonale' pas përleshjeve në Nagorno-Karabak

7 Tetor 2020, 16:25| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 16:27

  • Share

Irani ka paralajmëruar se rinisja e luftimeve në mes të fqinjëve, Azerbajxhanit dhe Armenisë mund të përshkallëzohet në luftë më të madhe rajonale.

Presidenti Hasan Rohani tha se shpreson në “rikthim të stabilitetit” në rajon gjatë ditëve të ardhshme, pas përleshjeve të ashpra për rajonin e Nagorno-Karabakut, zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit por e administruar nga atnikët armenë.

Luftimet e fundit konsiderohen më të ashprat e disa dekadave, ndërkohë që të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për dhunën.

“Lufta në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit mund të shndërrohet në luftë rajonale”, ka thënë Rohani 

Rohani po ashtu u shpreh se është “plotësisht e papranueshme” që ndonjë predhë apo raketë të arrijë në tokën iraniane.

Komentet e tij kanë ardhur pas raportimeve se disa predha kanë arritur në disa fshatra në Iran, nga kufiri verior që ndan më Armeninë dhe Azerbajxhanin. Komandanti iranian për Mbrojtjen

Kufitare, Qasem Rezaei u shpreh se forcat e tij kanë krijuar “formacione të nevojshme ushtarake” përgjatë zonës së luftimeve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?