Kronikë

Konflikti me Izraelin, ambasadorja palestineze në Shkodër: Vlerësojmë shtetin shqiptar për qëndrimin, Izraeli ka të drejtë të mbrohet por jo të sulmojë

2 Qershor 2021, 12:32| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 13:07

  • Share

Ambasadorja e shtetit të Palestinës në Tiranë, Hana Shawa, ka zgjedhur sot të vizitojë Myftinë e Shkodrës dhe myftiun Muhamed Sytari për ta falënderuar për qëndrimin e tij pro Palestinës në përplasjen me Izraelin.

Ajo ka cekur edhe qëndrimin e Shqipërisë që ka thënë se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet. Ambasadorja ka thënë se vlerëson qëndrimin e Shqipërisë. Sipas saj Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por s’ka të drejtë të sulmojë.

"Falënderoj Myftininë i cili na priti në këtë takim vëllazëror sot! Erdhëm edhe për t'ju mbështet ju dhe kauzën tuaj që mbështesni popullin e Palestinës! Qëndrimi juaj ndaj të vërtetës që po ndodh atje në Palestinë ka qenë për tu përgëzuar! Qëndrimi i botës ka qenë në krah të Palestinës, veçanërisht në ndërhyrjen që pati në xhamin atje! Palestina që në 1907-n vuan nga okupimi izraelit! Mediat në Izrael janë munduar ta fshehin atë çfarë po ndodh. Ne vlerësojmë qëndrimin e shtetit shqiptar! Ne nuk kapemi me një fjali të thënë nga ministria! Izraeli nuk ka të drejtë të vrasë fëmijë të pafajshëm, të dhunojë, të shkatërrojë! Nëse marrim vetëm fjalinë e thënë nga ministria e jashtme se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dakord ai ka të drejtë të mbrohet por nuk ka të drejtë të sulmojë e vrasë! Ne jemi në të njëjtën anë me ministrinë, nuk gjykojmë një fjali të Ministrisë së Jashtme", tha ambasadorja.

Myftiu, Muhamed Sytari gjatë takimit të tij me ambasadoren e Palestinës në Tiranë, Hana Shawa u shpreh se prezenca e saj ka një domethënie të madhe për qytetarët e Shkodrës dhe veçanërisht besimtarët mysliman.

Myftiu shtoi se pamjet e fëmijëve të vrarë dhe shkatërrimi i vendeve të shenjta, janë të dhimbshme.

“Me zemër iu dëshirojmë çdo të mirë ju e popullit të Palestinës të cilët çdo ditë përballen me një makinacion të dhunës dhe shtypjes!”, shprehet ai.

“Është një mike e vjetër dhe dashamirëse e myftinisë Shkodër! Prezenca e saj sot ka një domethënie të madhe për qytetarët e Shkodrës e veçanërisht besimtarët mysliman! Ramazani i këtij viti është përgjak, për botën islame! Ato pamje të dhimbshme të fëmijëve të vrarë, shkatërrimit na kanë vrarë në zemër! Dhunimi i vendeve të shenjta është një barbarizëm! Me zemër jemi lut për atë tokë të shenjtë dhe për ato njerëz! Drejtësia do të kthehet në atë tokë dhe ne e besojmë atë! Është e rëndësishme që sensibilizimi për Palestinën ka qenë i madh ne te gjithë botën! Nga këndvështrimi islam ne kemi refuzua përherë dhunën dhe shkatërrimin ndaj e dënojmë atë ! Me zemër iu dëshirojmë çdo të mirë ju e popullit të Palestinës të cilët çdo ditë përballen me një makinacion të dhunës dhe shtypjes!”, shprehet Myftiu.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?