ilustruese

Bota

Konflikti me Kamboxhian, 10 mijë tajlandezë të evakuuar

25 Korrik, 09:39| Përditesimi: 25 Korrik, 09:45

  • Share

Autoritetet tajlandeze thonë se numri i personave të evakuuar përgjatë kufirit me Kamboxhian është rritur në 138,013 dhe 428 janë të shtruar në spital, ndërsa të dy vendet përfshihen në përleshjet e tyre më vdekjeprurëse ushtarake në një dekadë.

Ministria e Brendshme e Tajlandës tha se 100,672 persona nga katër provinca kufitare janë zhvendosur në strehimore, ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Tajlandës njoftoi se numri i të vdekurve nga përleshjet është rritur në 14.

Kryeministri i përkohshëm i Tajlandës, Phumtham Wechayachai, paralajmëroi se përleshjet ndërkufitare me Kamboxhian "mund të përshkallëzohen në luftë", pasi sulmet ndërkufitare midis dy vendeve vazhdojnë për të dytën ditë radhazi. "Nëse situata përshkallëzohet, ajo mund të përshkallëzohet në luftë, megjithëse për momentin mbetet e kufizuar në përleshje", u tha Ëechayachai gazetarëve në Bangkok.

Kamboxhia njoftoi se një civil u vra dhe pesë u plagosën në sulmet e forcave tajlandeze kundër vendit. "Deri më tani, një civil është vrarë dhe pesë persona janë plagosur gjatë luftimeve" me forcat tajlandeze, tha Meth Meas Pheakdey, zëdhënës i provincës kufitare Oddar Meanchey, duke shtuar se viktima ishte një burrë 70-vjeçar.

Mëngjesin e së enjtes, ushtritë e të dy vendeve u përplasën më sulme ajrore përgjatë zonave kufitare. E paqartë mbetet se kush nisi sulmet, ndërsa autoritetet e të dy vendeve, akuzuan kundërshtarin për këtë.

Ansa

A.I/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?