Konflikti me të plagosur për pallatin në Tiranë, banorët në protestë, i kërkojnë ndihmë Veliajt: Duam të hyjmë në banesat tona, nuk na lënë

25 Janar 2021, 17:05| Përditesimi: 25 Janar 2021, 17:42

  • Share

Punimet në pallatin në rrugën “Ndre Mjeda”, ku u konfliktuan biznesmenët Sino Llanaj dhe Albert Allmuça janë ndërprerë për shkak të një procesi gjyqësorë midis pronarëve. Për këtë arsye banorët sot dolën në protestë para Bashkisë Tiranë. Ata i kërkuan kryetarit të Bashkisë Erjon Veliajt të japë një zgjidhje me qëllim që ata të hyjnë sa më parë në banesat e tyre.

"Ne të hyjmë të paktën të vendosim derën kryesore, se apartamenti im është bërë si kosh plehrash atje", tha një banore

Banorët tregojnë se në të njëjtën kohë që jetojnë me qira, kanë marrë dhe kredi për shtëpinë që kanë blerë në këtë pallat.

"Kërkojmë të drejtat tona për apartamentet tona. Ne tani po paguajmë qira, kredi dhe jemi jashtë me fëmijë të vegjël. Mua personalisht qiraxhiu më ka thënë ose më liro shtëpinë ose do të ngre qiranë", tha një banore në protestë.

Por në pallat ka nga ata blerës që janë future brenda që prej dy vjetësh edhe pse nuk ka përfunduar.

"Ka shumë banorë që banojmë një pjesë janë futur dhe një pjesë kanë mbetur jashtë. Ne nuk na pranojmë të futemi. Pronari Berti na ndalon, ka vënë bodyguard te dera", tha një banor.

Në bashki banorët u pritën nga një zëdhënës të bashkisë, i cili u ka premtuar rishkim të kërkesës së tyre dhe pas një jave do të merret vendimi.

"Na pritën ngrohtë dhe mirëkuptuan problemin e 120 banorëve që janë jashtë shtëpive të tyre dhe na premtuan që brenda një jave do të gjejmë një mundësi për t'i dhënë një zgjidhje përfundimtare problemit të banorëve. Ne duam një zgjidhje reale dhe nuk na intereson kush fiton", tha një banor që u takua me përfaqësuesin e bashkisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xXx: 25/01/2021 18:41

    Veliaj ka pune me Ndragheta-n o rrusho nuk merret me juve...

    Përgjigju
  • pronari: 25/01/2021 18:08

    po mir ju meqe keni paguar parate e pronari nuk ju le te futeni pse nuk mblidheni e ti jepni nje dru te mir ndertuesit qe nuk ju jep shtepite e juaja?ai bodigardi qe thoni ju nje kapsolle te kembet dhe do e shihni sa esht i gatshem te leje leshte per nje milion leke kundrejt jush qe doni ate qe ju takon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?