Aurelio De Laurentiis

Konflikti me ultrasit e Napolit, presidentit De Laurentiis i vendosin roje

15 Prill 2023, 16:26| Përditesimi: 15 Prill 2023, 16:27

  • Share

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është detyruar të lëvizë me eskortë dhe roje personale, pasi diçka e tillë u vendos nga drejtuesit e gjykatës në Napoli, kjo për shkak të telefonatave kërcënuese dhe konflikteve që numri një i klubit pati me tifozët e skuadrës së tij.

De Laurentis dhe tifozët patën përplasje në ndeshjen e humbur me Milanin në kampionat, teksa ultrasit zhvilluan një protestë në shenjë revolte për çmimet e biletave dhe pankartat e banderolat jo të lejuara në stadium.

“Ata nuk janë tifozë të vërtetë, ata janë kriminelë që lejohen të shkojnë në stadium. Për sa kohë që miratohet një ligj si “Ligji Thatcher” në Itali, do t’i kemi gjithmonë këto probleme”, tha De Laurentiis, duke komentuar përplasjet në sektorin blu në “Maradona” gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Milanit.

Një grup prej rreth 700 ultrasish të Napolit nuk kënduan gjatë ndeshjes kundër kuqezinjve, duke kërcënuar ata që kishin tentuar ta bënin këtë, derisa ndodhi përplasja që bëri xhiron e botës.

Tifozët u përleshën mes tyre, me vëmendjen që nga fusha kaloi në tribuna. Nuk ndodh shpesh që në një ndeshje futbolli tifozët e së njëjtës skuadër të përleshen mes tyre.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?