Biznesmeni Sino Llanaj dhe pallati ku ndodhi sherri

Konflikti mes 2 biznesmenëve në Tiranë, gjykata lë në arrest shtëpie Sino Llanajn dhe Albert Allmuçën, në konflikt prej tre vitesh

16 Janar 2021, 15:03| Përditesimi: 11 Mars 2021, 09:47

  • Share

Në një seancë e cila filloi përtej kohës së përcaktuar, Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar “arreste në shtëpi”, për dy biznesmenët, Albert Allmuça dhe Sino Llanaj, të përfshirë në konfliktin e pak ditëve më parë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Gjyqtarja Rexhina Merlika caktoi ndërkohë “detyrim paraqitje” për tre punonjësit e kompanisë security, që ruanin kompleksin, Shkëlzen Byberi, Skënder Margjeka dhe Alfred Lumani.

Seanca filloi tre orë me vonesë, pasi duhej një prokurë e posaçme nga biznesmeni Sino Llanaj, i cili duhet të autorizonte mbrojtësit e tij për t’a përfaqësuar në gjyq, pasi ndodhet në një spital privat në Tiranë, dhe e kishte të pamundur të ishte në gjyq.

Prokurori Dritan Nushi, pasi kërkoi burg për të gjithë, u shpreh se konflikti mes dy biznesmenëve kishte filluar herët dhe degradoi deri në përdorimin e armëve ditën e mërkurë. Sipas tij, ditën e ngjarjes, biznesmeni Sino Llanaj, së bashku me rreth 10 apo 12 persona kishte shkuar dhe kishte hyrë për t’u konfliktuar në rrethimin e kompleksit.

Me vete kanë patur armë të ftohta, thika apo leva. Në lidhje me Allmuçën, prokurori u shpreh se akuzohej për “Moskallëzim krimi”, pasi ka refuzuar të tregoj emrin e autorit që ka qëlluar me armë në drejtim të biznesmenit Llanaj, pavarësisht se akuza disponon prova të pakundërshtueshme se Allmuça ishte takuar me të vetëm pak ditë më parë.

Biznesmeni Allmuça nga ana tjetër ka pranuar që e njeh autorin, por sipas tij nuk ka asnjë komunikim personal. Nga ana tjetër, para trupit gjykues ai shtoi se konflikti me Llanajn ka filluar tre virte më parë.

"Prej tre vitesh kam konflikte me Llanaj. Viti i fundit ka qenë një vit tmerri për mua. Zotëria ka qenë gjithmonë konfrontues, arrogant, konfliktues. Vinte në çdo kohë me 10 apo 15 veta për të bllokuar punimet. Mendoj se incidentin e ka krijuar qëllimisht. Ka ardhur me 10 apo 15 veta në ditën e ngjarjes, me armë, me thika e me leva. Nuk kam me tepër informacion, më kanë marrë në telefon dhe më kanë treguar çfarë ka ndodhur. Kam ikur menjëherë në kantier dhe kam takuar efektivët e Komisariatit nr. 2" - është shprehur Allmuça.

kërkim për ngjarjen janë dy persona, njëri prej tyre ka qëlluar në drejtim të biznesmenit Llanaj. Identiteti i tyre mbahet i fshehtë për shkak të hetimeve.

Pjesë nga biseda në Gjykatën Penale të Tiranës:

Prokurori Dritan Nushi: Midis dy biznesmenëve Llanaj dhe Allmuça, bashkëpronar, ka patur konflikt të vazhdueshëm prej kohësh. Javët e fundit ka patur përplasje fizike, por hera e fundit ka sjell përdorim të armëve të zjarrit. Rezulton se megjithëse janë këshilluar disa herë, herë pas here kanë sjell pasoja me përplasje fizike. Në rastin në fjalë është njoftuar policia, e cila ka shkuar në vendngjarje. Janë fiksuar gëzhoja, plumba të pa plasur, gjak dhe janë mundur të kapen në flagrancë tre rojet, që i përkasin . Në hetimet e para është bërë e mundur sekuestrimi i kamerave në perimetër shumë të gjerë. Si pasojë e veprimeve të dhunshme rezulton se Llanaj i shoqëruar nga një grup prej 12 personash ka shkuar tek kompleksi ne fjalë. Pas një konflikti me rojet e kompleksit dhe me persona të tjerë të paautorizuar. Personat që kanë qëlluar kanë njohje me Allmuçën, por ata mohojnë se njihen. Policia i ka identifikuar, por nuk janë gjetur në banesat e tyre. Nuk rezultojnë të kenë dal nga Shqipëria, pasi në TIMS rezultojnë të jenë brenda territorit. Po punohet intensivisht për kapjen e këtyre dy personave që janë në kërkim si autorët kryesor që kanë përdorur armët. Janë përdorur edhe armë të ftohta në këtë ngjarje. Njëri nga rojet ka qëlluar me armë të ftohtë Llanajn. I kërkojmë gjykatës caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për të gjithë.

Avokatja e Allmuçësh, Arjola Sheri: Allmuça ka qenë në ato momente kur ka ndodhur ngjarja në banesën e tij, ndërsa ka dal nga banesa me mjetin e tij në orën 09:47 çfarë edhe mund të vërtetohet përmes pamjeve. Është paraqitur në kantier dhe është takuar me punonjësit e Komisariatit nr. 2, ndërsa nga këta të fundit është shoqëruar. Organi i akuzës nuk ka material që të provoj lidhjen e Allmuçës me dy personat e dyshuar se kanë qëlluar me armë. Për këtë arsye i kërkojmë gjykatës të cilësoj të paligjshëm arrestim, në të kundërt një masë më të butë.

Albert Allmuça: Prej tre vitesh kam konflikte me Llanaj. Viti i fundit ka qenë një vit tmerri për mua, një herë në 10 ditë kam patur konflikte. Zotëria ka qenë gjithmonë konfrontues, arrogant, konfliktues. Kam provuar të gjitha mjetet ligjore me të. Vinte në çdo kohë me 10 apo 15 veta për të bllokuar punimet. Mendoj se incidentin e ka krijuar qëllimisht. Ka ardhur me 10 apo 15 veta në ditën e ngjarjes, me armë, me thika e me leva. Nuk kam me tepër informacion, më kanë marrë në telefon dhe më kanë treguar çfarë ka ndodhur (përlotet). Kam ikur menjëherë në kamntier dhe kam takuar efektivët e Komisariatit nr. 2 dhe më kanë komunikuar se isha i dyshuar se unë e kam plagosur Llanajn. Kam dhënë deklarimet e mia në komisariat.

Prokurori Nushi: Prokuroria ka prova katërcipërisht që vërtetojnë se Allmuça ka njohje me dy autorët që dyshohet se kanë qëlluar. Ai pak ditë më parë është parë me ta të ulur në një kafe. Këtë fakt Allmuça e ka mohuar. Ne për këtë fakt e akuzojmë për veprën penale "moskallëzim krimi".

Albert Allmuça: Ma kanë treguar në foto, e njoh si fytyrë, por asnjëherë nuk e kam takuar, asnjëherë nuk jam ulur me të, me personin që ai ka qëlluar në rastin konkret.

Avokatët e Sino Llanajt: Dy kompanitë kanë marrë përsipër të ndërtojnë të njëjtin objekt me raportin 50:50. Llanaj ka shkuar në mëngjes, është futur te rrethimi, dhe është ndaluar nga një person dhe i ka thënë nuk ke për të hyrë. Është goditur nga ky person me thikë. Më pas është goditur në të dyja këmbët me plumba, dhe aty ka humbur ndjenjat. Plumbi i ka rënë në kockën e këmbës dhe aty i është këputur filmi. Ne e cilësojmë arrestimin e klientit si të paligjshëm. Në kasetat e sjella si prova, nuk tregojnë asgjë, se mund të jetë e manipuluar prova. Sino Llanaj ka dhënë deklarimet e tij, por ka qenë në efektet e ilaçeve, në gjendje turbulence.

Avokate Arjola Sheri: Shkëlzen Byberi, punonjës i sigurisë pretendon se është gjuajtur nga Sino Llanaj dhe personat e tjerë që e kanë shoqëruar.

Avokate Arjola Sheri: Skënder Margjeka, punonjës i sigurisë, ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Skënder Margjeka: Ka qenë punë sekondash. Të gjithë kanë qenë me leva. Jemi spostuar dhe kemi marrë policinë. Në punë sekondash plas arma në katet e para, ne nuk kemi patur mundësi të afrohemi dhe na kanë spostuar.

Avokate Arjola Sheri: Alfred Lumani ka qenë në cepin e kantierit, dhe nuk ka parë asgjë. Pasi ka plasur arma ka tentuar të afrohet, por nuk ka mundur.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teli: 16/01/2021 15:59

    Si mo arrest shtepie kur ke dhe perdor arme????

    Përgjigju
  • &$$$$$$$: 16/01/2021 15:23

    u ben fshataret bizesmena dhe ngaterrojn njerezit kot .o fshatare o zemer gur qytetare nuk behesh kurr..

    Përgjigju
    • @€€€€€: 16/01/2021 18:04

      Po ti plako alien je?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?