Makina e policisë në vendngjarje

Konflikti mes fqinjëve, 17-vjeçari u qëllua me pistoletë në sy të prindërve! ‘Report tv’ zbardh detaje të ngjarjes në Bërdicë të Shkodrës

11 Prill, 10:16| Përditesimi: 11 Prill, 15:37

  • Share

Detaje të reja mësohen nga konflikti në Bërdicë të Shkodrës ku mbeti i plagosur mbrëmjen e së mërkurës Amarildo Gjergji 17 vjeç. Ai ka marrë vetëm një plumb në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Burime nga grupi hetimor thanë për Report TV se e gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e prindërve të 17 vjeçarit i cili u plagos nga Gent Dushku.

Konflikti ka filluar mes familjes Luka dhe Gjergji që janë komshinj me njëri tjetrin për motive të dobëta. Autori i dyshuar Gent Dushku i cili banon në lagjen “Xhabiej” në Shkodër është dhëndri i familjes Luka dhe ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Bërdicë për tu sqaruar por aty ka nisur debati me babanë e të plagosurit. Ky i fundit ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe në ato momente dyshohet se Dushku e ka qëlluar me pistoletë 17-vjeçarin duke e lënë të plagosur në sytë e babait dhe nënës së tij.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën mbrëmë forcat e policisë duke nisur hetimet për zbardhjen e kësaj plagosje të ndodhur për motive të dobëta. Efektivët kanë sekuestruar kaçavidën dhe gëzhojën e pistoletës. Policia e Shkodrës është duke zhvilluar kontrolle për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes i cili vijon që të jetë në arrati.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?