Thonë se prej vitesh po sorollatën në dyert e institucioneve për të hyrë në apartamentet e tyre, por ende mbeten rrugëve dhe pjesa më e madhe jetojnë në banesa me qira.
Ata thonë se ndërtuesi Albert Allmuça dhe investitori Sino Llanaj, për shkak të konflikteve financiare, i kanë ndaluar prej kohësh 120 familje të hyjnë në pallatin e ndërtuar prej tyre, ku banorët kanë blerë banesat, ndërsa paraditen e kësaj të marteje protestuan para Ministrisë së drejtësisë.
“Nuk kemi asnjë pengesë ligjore për të na bllokuar neve të marrin në posedim pronën tonë. Albert Allmuça po na bllokon të hymë në ambientet e brendshme. Për katër banorë ka dalë vendimi, edhe juristi e ka thënë të qartë se ku vendim duhet të merret për të gjithë banoret edhe kjo vetëm për ato 4 persona. Drejtësia mu duke me e pafuqishme përballe Allmucaj.”
“Sino Llanaj është mashtrues dhe Alber Allmuca. Ne s’kemi pse paguajmë dallaveren e këtyre personave. Jemi këtu para drejtësisë në forme demokratike. Jemi ne mëshirë të fatit.”
Kemi që në vitin 2016, nuk jemi futur akoma brenda. Ne na mbajnë përjashta. Çfarë mund te bej unë, jam një pensioniste, po rris 2 fëmijë. Nusja ime nuk arriti të gëzojnë shtëpinë tonë.
“Jemi fitues në shkallë të parë, kemi 10 muaj që presim datën e Apelit. Ndaj jemi këtu në Ministrinë e Drejtësisë të përshpejtoje datën. Edhe pse jemi të cituar në këtë vendim, ligji shqiptar thotë se duhet të kishim emrin edhe mbiemrin në vendim. Ne ndoqëm rrugën e banorëve të tjerë, por ne presim këtu e 10 muaj të na caktohet data. Prokurorja nuk lejon zbatimin e këtij vendimi. Ajo e ka ankimuar në apel me pretendimin se të dy ortakët janë në gjyq. Ata flasin me shifra marramendëse nuk me hynë fare pune ata, unë dua thjeshtë pronën time", shprehen protestuesit.
Pas 1 ore e gjysmë protestë, në Ministri të Drejtësisë i priti vetë Ulsi Manja. Biseda disa minutëshe ishte e frytshme.
“Na tha se do të na ndihmojë, se do e kemi në krahë.”
Një vendim i dhjetorit 2022 i Gjykatës së Apelit të Tiranës u kthen pronat 4 prej pronarëve të apartamenteve për hyrjen në banesa. Megjithatë në këtë vendim, gjykata u njeh të drejtën edhe 116 të tjerëve, duke e detyruar prokurorinë që t’u mundësojë përdorimin e pasurive të paluajtshme sipas kontratave përkatëse.
Por, ky vendim i Gjykatës u ekzekutua nga prokuroria vetëm për 4 apartamentet e denoncuesve, me pretendimin se nuk janë emrat e pjesës tjetër.
120 familjet që kanë blerë apartamente, në pjesën më të madhe kanë përfunduar pagesat dhe kanë lidhur kontratë me ndërtuesit. Sino Llanaj dhe Albert Allmuça, për të njëjtin problem përdorën armët më 13 janar 2021, ku pas përleshjes fizike, sherri përfundoi në plagosjen e Sino Llanajt.
Komente
