Edi Rama

Konflikti në Bjellorusi, Rama: Duhet të lëmë pas qëndrimin e luftës së ftohtë, OSBE instrument i fundit ndërmjetësimi

3 Dhjetor 2020, 11:10
  • Share

1606987612_Screenshot8.jpg

Duke folur për bashkëpunimin e munguar mes vendeve anëtare të OSBE-së, Rama mori si shembull konfliktin që ka përfshirë Bjellorusinë.

Ai tha se OSBE ishte instrumenti i fundit i ndërmjetësimit të këtij konflikti ku bën thirrje për angazhim më të madh të vendeve anëtare.

"Shihni se çfarë ka ndodhur në Bjellorusi dhe se si krejt papritur OSBE mbeti i instrument i fundit ku strukturat e tjera u dukën të padoboishme. Është e trishtueshme se çfarë ndodh jashtë BE-së, ngre pengesa mes vendeve të BE-së. Nuk mund të vazhdojë kështu pafundësisht. Organizata jonë nuk mund të punojë nëse nuk lëmë pas qëndrimin e luftës së ftohtë dhe nuk lihet pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Në asnjë hapësirë tjetër përveç hapësirës së OSBE-së mund të diskutohet. Në asnjë organizatë tjetër si kjo nuk mund të përballet me sfidën e bashkimit të dy botëve në kundërshti. Kriza e pandemisë ka prekur të gjithë aspektet e jetës sonë. Ndërkohë që ne përqëndrohemi në pasojat ekonomike, ne duhet të kuptojmë ndikimin mbi sigurinë tonë.

E dimë të gjithë që kemi përballë një dimër të vështirë. Është bërë një përparim i caktuar. Mbetet një situatë e papranueshme duke pasur parasysh angazhimet tona. Marrëveshjet e Minskut, 7 vjet më pas jetë vazhdojnë të humbasin. Në vizitën time si kryetar i radhës së OSBE-së pashë se si konflikti kishte prekur popullsinë. Shkelje të armëpushimit në terren, viktima nga shpërthimi i minave. Situata shqetësuese. për të ardhur keq që palët nuk kanë arritur të bëjnë përparime të tjera në kuadër të marrëveshjes së Minskut. Largimi nga marrëveshjet e Minskut nuk është zgjidhja”, tha Rama ndër të tjera.

Gjithashtu Rama nuk la pa përmendur dhe ndihmën që Shqipëria i ofroi Bjellorusisë për ndërmjetësimin e konflikteve por që nuk ka marrë një përgjigje nga presidenti Lukashenko.

"Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe luftën në Nagorno Karabak. Fatmirësisht këto luftime kanë pushuar. Ky vit na ka bërë të shohim zhvillime të tjera që na kanë sjellë vështirësi. Gjatë 4 muajve të shkuar sa i takon të shkeljes së drejtave të njeriut përsa i përket luftimeve në Bjellorusi. Ne ofruam ndihmën tonë për të ndërmjetësuar një zgjidhje por që fatkeqësisht na u refuzua. Sërish dua të theksoj atë mesazh të rëndësishëm, OSBE mbeti stacioni i fundit. Kjo tregon se në këtë hapësirë të madhe të OSBE-së, na duhet të përqëndrohemi në fuqizimin e OSBE-së dhe për ta bërë këtë organizatë për të ndihmuar vendet anëtare" - tha Rama


Lajmi kryesor:

Ministeriali/ 'Shqipëria raporton vitin në krye të OSBE', Rama: Jemi në krizë, të lëmë pas krahësh mendësinë e luftës së ftohtë (VIDEO)


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?