Luftimet mes Izraelit dhe Palestinës kanë shkatuar reagime të shumta në arenën Ndërkombëtare, të paaftë për të gjetur një zgjidhje dhe për të shpëtuar jetën, liderët ndërkombëtare këto ditë janë mjaftuar me thirrjet për qetësim të situatës. Në një intervistë për Report TV, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Hasan Oktay, është shprehur se në teksionim e këtij konflikti ka ndikuar Irani dhe në anën tjetër zgjidhjen e këtij konflikti e sheh tek ndërhyrja turke.
Intervista e plotë
Suada Mehmetaj: Përplasjet e ditëve të fundit mes Izraelit dhe Palestinës kanë shkaktuar reagime të shumta në arenën ndërkombëtare. Një nga shtetet që ka shfaqur kundërshti më të mëdha dhe ka kërkuar ndërhyrje e fuqive më të mëdha botërore, ka qënë pikërisht Turqia. Por për të kuptuar sesi po perceptohet kjo gjë në Turqi dhe cili kam qënë reagimi i presidentit turk dhe çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim, ne do të zhvillojmë një bisedë me profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin 9 Shtatori në Izmir, Hasan Oktay. Profesor, fillimisht faleminderit që pranuat të flisnit me ne!
Hasan Oktay: Ju falënderoj dhe transmetim të këndshëm!
Suada Mehmetaj: Profesor, sot dhe ditët e fundit ka pasur përplasje të dhunshme midis palestinezëve dhe izraelitëve. Si po përjetohet në Turqi një situatë e tillë?
Hasan Oktay: Po në fakt Turqia dhe opinioni publik turk ta treguar gjithmonë një shkallë të lartë ndjeshmërie për palestinezët dhe në veçanti për Jeruzalemin. Duke qenë kështu, pas çdo situatë të rëndë në Jeruzalem, reagimi i opinionit publik këtu është i menjëhershëm. Duke qenë kështu në një situatë të tillë, pas pengesave të krijuara nga qeveria izraelite me dhunë të pajustifikuar për të mos lejuar besimtarët myslimanë palestinezë të falen në fund të muajit të Ramazanit në Xhaminë Al Aqsa, ka shkaktuar reagime të ashpër nga qeveria turke. Sigurisht kur kemi të bëjmë me fenë dhe lutjet është më e lehtë të tërhiqet vëmendja e të gjithë faktorit ndërkombëtar. Përplasjet nuk kanë ndodhur vetëm në Jeruzalem, në Al Aqsa pavarësisht se filloi atje. Nga një konflikt në disa lagje të drejtuara nga Hamasi, ajo u shëndrua në një luftë e gjerë mes Izraelit dhe Palestinës. Ndaj veprimeve të dhunshme të Izraelit, ka pasur protesta të shumta në të gjithë botën. Megjithatë mendoj se fuqia e vendeve të botës nuk mjafton për të vënë nën kontroll përplasjet mes Izraelit dhe Palestinës. Sigurisht që tani palestinezët janë të detyruar t’i kundërpërgjigjen sulmeve të Izraelit. Por me ndërhyrjen e Hamasit dhe hedhjen e raketave të tyre në drejtim të Izraelit, e ktheu përplasjen në një luftë . Shpresojmë që ditët në vijim me ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe fuqive më të mëdha botërore ata do të arrijnë të vënë t’i japin fund kësaj lufte. Sigurisht për këtë konflikt, këtë luftë duhen analizuar të dyja palët. Në emër të palës palestineze, lufton Hamasi. Hamasi është e lidhur ngushtë edhe me Iranin, kështu që ka shumë mundësi që të gjithat raketat që ata po i hedhin të jenë furnizuar nga Irani. Pra më shumë mundësi ai që ka nxitur të gjitha këto përplasje të jetë Irani. Besoj se jeni në dijeni se në 18 Qershor, ka zgjedhje elektorale dhe në bazë të të dhënave pjesëmarrja në zgjedhje në Iran, është ndër më të ulëtat në botë. Ka pasur raste që ka rënë deri në 25 %. Kështu që kryeministri Iranian për të siguruar mbështetjen e elektoratit, ka nxitur këtë përplasje duke mbështetur Hamasin, në kurriz të palestinezëve të pafajshëm.
Sa i përket Izraelit, kryeministri Netanjahu pavarësisht se rezultoi fitues në zgjedhjet e fundit parlamentare, nuk ka qenë në gjendje të fitojë shumicën e votave. Tanimë Netanjahu, po mundohet t’iu japë një model sjellje dhe masash që duhet të ndërmarrë edhe qeveria që mund të vij pas tij, nëse ai dështon. Ai ka filluar tashmë, në formën e një urdhri një plan veprimi për zgjidhjen e problemit. Sa i përket Turqisë, për popullin palestinez ne shfaqim ndjeshmërinë më të lartë. Turqia fillimisht në aspektin diplomatik, kaloi fillimisht në veprim. Ajo u mundua të tërhiqte vëmendjen fillimisht në shtetet islame dhe më pas në organizatat e kombeve të bashkuara. Sigurisht bota islame, sa i përket çështjes së Izraelit dhe Palestinës është ndarë në dysh, në gjashtë muajt e fundit kemi parë disa shtete myslimane të nënshkruajnë marrëveshje me Izraelin. Duke bërë që të ’ justifikohet’ sjellja e dhunshme e Izraelit mbi Palestinën dhe duke shkaktuar ndarja mes dy palëve. Sjellja e Iranit, në përpjekje për të rritur ndikim në rajon, ndarja e botës islame në dy sa i përket Palestinës dhe Izraelit, e bën të nevojshme ndërhyrjen e Turqisë për ta transmetuar atë në arenën ndërkombëtare.
Ndërhyrja e Turqisë, duke marrë shkas nga ndjeshmëria që ka ndaj çështjes palestineze dhe pabarazia e forcës së përdorur nga ana e Izraelit, e bën të rëndësishme ndërhyrjen e Turqisë. Por a do të heqë dorë nga kjo sjellje Izraeli? Kjo situatë mund të fillojë të qetësohet pas ndërhyrjes së forcave ndërkombëtare dhe përpjekjeve të SHBA për vendosjen e paqes. Sepse konflikti atje nuk do të ndihmojë askënd, as Palestinën dhe as Izraelin, sepse e gjithë kjo po çon të dyja palët në qorrsokak. Në ditët në vijim duhet të shkohet sa më shumë në shërbim të paqes.
Ndërhyrja e Iranit, duke përdorur palestinezët për të siguruar përfitime të brendshme politike dhe mbështetja e Hamasit nga ana e tyre e bën situatën edhe më të rëndë. Duke marrë shkas nga të gjitha këto zhvillime dhe duke mos qenë palë, por duke pasur parasysh sensitivitetin e Turqisë për Palestinën dhe Jeruzalemin, ndërhyrja e Turqisë u pa si e njëanshme. Konflikti në lidhje me Palestinën dhe Jeruzalemin, edhe pse nuk ishte ky qëllimi erdhi si një armë e nevojshme në duart e Turqisë për bashkimin e botës arabe. Turqia nuk ndërmori në ndërhyrje të tillë që të fitojë terren, por në mënyrë që në rajon të arrihet paqja dhe mbi të gjithçka që besimtarët myslimanë të arrijnë të jenë në gjendje të luten dhe të shkojnë në objektet e tyre të kultit në paqe. Prandaj Turqia, me përpjekjet e saj diplomatike ka arritur nivelin më të lartë të mundshëm.
Suada Mehmetaj: Profesor siç e theksuat edhe juve, në këtë moment duket se çdokush mban një anë. Ka shumë shtete të cilat e kanë deklaruar mbështetjen për Izraelin dhe shumë të tjerë Palestinën. Por përplasja ende vazhdon dhe deri më tani nga ana e Hamasit, në drejtim të Izraelit janë hedhur më shumë se 3000 raketa duke mos munguar në asnjë moment as përgjigja izraelite. Përgjigje e cila u ka marrë jetën të paktën 188 palestinezëve , një shifër me të vërtetë e dhimbshme. Të gjithë ata janë të pafajshëm, të gjithë ata që humbën jetën janë të pafajshëm. Mes atyre që humbën jetën ka shumë fëmijë, më shumë se 50 fëmijë. Ju si mendoni, si një profesor historie dhe marrëdhëniesh ndërkombëtare, a do të ketë një qetësim të situatës së shpejti dhe do të mund të kemi një zgjidhje të situatës dhe të paktën nuk do të ketë më vdekje të të pafajshmëve?
Hasan Oktay: A do të mbarojë nesër ky konflikt? Kësaj pyetje sot asnjë person në botë nuk është në gjendje t’i japë një përgjigje, sepse ky problem vazhon prej më shumë se 100 vitesh. Urojmë që të mos zgjasë njëjtë edhe në 100 vitet e ardhshme por do të gjendet një zgjidhje. Ndërhyrjet e dhunshme nga ana Izraelit ditët e fundit të Ramazanit, duke i ndaluar ata të luten në ambjentet fetare të tyre, duhet të marrin fund tanimë.
Vdekjet e fëmijëve dhe civilëve duhet të marrin fund dhe e gjithë bota po kërkon një gjë të tillë. Megjithatë zgjidhja e këtij konflikti nuk duket i mundshëm në një periudhë afatshkurtër. Sepse të dyja palët kanë interesa dhe kërkesa të ndyshme, të pamundura që të pranohen nga pala tjetër. Në momentin e parë që paraqitet një krizë e vogël, atëherë ka reagim të menjëhershëm dhe ringjallërohet konflikti, në njërën anë Hamasi fillon me hedhjen e raketave dhe në anën tjetër Izraeli përgjigjet me goditje në Gaza. Për të zgjidhur konfliktin është e domozdoshme ndërhyrja e fuqive të mëdha, të cilat do të balanconin situatën. Por në këtë moment qoftë SHBA apo ndonjë superfuqi tjetër në raport me marrjen e sanksioneve kundër Izraelit po veprojnë me hapa tejet të ngadaltë. Në një situatë të tillë e gjithë puna, mbetet në duar të Turqisë, duke marrë shkak edhe nga pozicioni i saj në botën arabe. Turqia mund të ndërhyjë duke përdorur fuqinë e saj dhe argumentet e saj për të ndikuar në uljen e tensioneve. Ne urojmë që gjërat të marrin këtë rrjedhë dhe që marrëdhëniet mes vendeve të rregullohen, ndoshta edhe marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin. Sepse nëse marrëdhëniet e Turqisë dhe Izraelit rregullohen, kanalet diplomatike do të hapen sërish, duke bërë që kështu Turqia të jetë në gjendje që të ndërhyjë sa herë që mes palëve të shfaqen probleme dhe tensione.
Pikërisht edhe duke marrë shkas nga situata të tilla pa kontroll dhe duke kërkuar që Turqia të mos ketë ndikim në Palestinë dhe Jeruzalem, Irani shfrytëzon marrëdhëniet e tensionuara që ka Turqia me Izraelin.
Irani, kohët e fundit duke shfrytëzuar edhe ndikimin që ka mbi Jeruzalem , por rrit influencën edhe në botën arabe, po rrit influencat në Siri, Irak dhe më gjerë. Kur Irani në njërën anën pret që të vazhdohet me konfliktin, në anën tjetër Turqia kërkon që të zgjidhet dhe të arrihet paqja. Duke qënë kështu në momentin që do të ndërhyjnë fuqitë botërore, nëse forcat që duan paqen të jenë më të shumtë në numër atëherë mund të arrihet paqja. Por nga ajo çfarë mund të shikohet, një zgjidhje në periudhë afatshkurtër duket e largët. Sigurisht që për zgjidhjen e këtij konflikti është tejet e rëndësishme edhe qeveria që do të drejtojë vendin. Nëse qeveria e re do të vazhdojë me politikat e Netanjahut, normalisht që situata do të jetë e tensionuar, por nëse qeveria e re do të vendosë të normalizojë marrëdhëniet me Turqinë dhe do të lejojë që të ndërhyjë në terren, atëherë situata në terren do të përmirësohet. Sepse nëse i shohin gjërat në periudhën afatshkurtër, situata mes Izraelit dhe Palestinës nuk duket se ka zgjidhje.
Suada Mehmetaj; Profesor, do të doja të pyesja edhe për një gjë tjetër. Për shkak të luftërave dhe goditjeve me raketa janë shkatërruar qindra shtëpi palestineze dhe mijëra palestineze gjenden në gjendje vërtet të keqe. Qeveria turke për t’i ndihmuar ata a është në gjendje të ndërmarrë ndonjë hap? A do të gjendet në krah të tyre, njëjtë si vendet e tjera? Sepse ka shumë të pastrehë, ka mungesë energjie elektrike, në disa raste ka edhe mungesë ushqimi? A do të ndërhyjë qeveria turke, apo pret që lufta të përfundojë dhe pastaj të ofrojë ndihmën e saj?
Hasan Oktay: Në Turqi është një proverb” E keqja ta marrë mallin, jo shpirtin”. Mjaft që të mos vdisnin njerëz, sepse për shtëpitë e prishura, për energjinë e shkëputur apo ujin e munguar mund të gjendet një zgjedhje, por për vdekjen nuk ka. Turqia për familjet në Gaza, për shtëpitë e prishura, për ujin dhe dritat do të gjejë zgjidhje shumë shpejt.
Turqia është e gatshme të ofrojë ndihmë dhe ka dërguar ekipin e Gjysmës hënës së kuqe në Terren e cila po ofron të gjithë ndihmën e nevojshme, por duhet të marrë fund lufta fillimisht. Ne do tu gjendemi në krah atyre për të rindërtuar çdo gjë të prishur. Siç e thashë edhe më parë, do të doja shumë që të mos kishte luftë dhe të mos ishte sakrifikuar asnjë jetë e pafajshme. Por duke marrë parasysh se kjo e vërtet e hidhur , është një e vërtet e luftës prandaj edhe Turqia ka ndërhyrë menjëherë. Njëjtë siç ka ndodhur në çdo cep tjetër të botës, kur ka pasur tërmete apo stuhi. Turqia do të ndërhyjë për të ndërtuar shtëpitë e atyre të cilëve janë shkatërruar. Për të arritur në këtë pikë, duhet të marrë fund lufta. Prandaj edhe ata po ndërhyjnë, për tu bërë shërim për ata të cilët nuk e kanë dhe ndihmë për ata që kanë nevojë.
Suada Mehmetaj: Shpresoj se do të ndodhë ashtu siç thoni. Që kjo Luftë do të marrë fund shpejt dhe nuk do të ketë më viktima. Që në atë zonë që ne kemi parë vazhdimisht luftëra dhe konflikti do ta njohë më në fund paqen. Njerëzit në Jeruzalem do të arrijnë më në fund paqen dhe kushqo mund të jetojë në paqe, mund të praktikojë fenë dhe besimin në liri. Profesor faleminderit për fjalët tuaja dhe kur të flasin herën tjetër kjo betejë do të ketë përfunduar.
Hasan Oktay: Ju falënderoj ! Me këtë konflikt urojmë t’i japim fund luftës. Dua ta mbyll me thënien se të gjitha luftrat bëhen për hir të paqes. Që ditë të mira paqje dhe lumturie na presin të gjithëve.