Bota

Konflikti në Gaza: Zyrtari i Hamasit parashikon arritjen e armëpushimit 'brenda një ose dy ditësh'! Viktimat dhe bombardimet shtohen orë pas ore!

20 Maj 2021, 09:37| Përditesimi: 20 Maj 2021, 12:35

  • Share

Në një kohë që luftimet mes Izraelit dhe Palestinës vazhdojnë prej disa ditësh, një zyrtar i lartë i Hamasit deklaroi të mërkurën se ai pret që Izraeli dhe militantët e Gazës të arrijnë armëpushim brenda një ose dy ditëve.

“Mendoj se përpjekjet e vazhdueshme rreth armëpushimit do të kenë sukses. Pres që një armëpushim të arrihet brenda një ose dy ditëve dhe armëpushimi do të jetë mbi bazën e marrëveshjes së përbashkët”, deklaroi për një televizion libanez zyrtari politik i Hamasit, Moussa Abu Marzouk.

Një burim i sigurisë egjiptiane i tha agjencisë së lajmeve Reuters se të dy palët kishin rënë dakord në parim për një armëpushim pas ndihmës nga ndërmjetësit, por po zhvilloheshin ende negociatat.

Të Mërkurën, Biden për të katërtën herë i bëri thirrje Netanyahut për deshkallëzim të situatës dhe arritjen e një armëpushimi sa më shpejt. Ndërkohë që kërkesa e fundit për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara  që bën thirrje për një armëpushim, e iniciuar nga Franca, dështoi kur SHBA tha se mund të "minonte përpjekjet për de-përshkallëzim".

Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se ai ishte "i vendosur të vazhdonte" derisa "qetësia dhe siguria të rikthehen për qytetarët izraelitë". Ndërkohë që mëngjesin e së enjtes kishte më shumë se 100 sulme ajrore izraelite në ndërtesat e Hamasit në veri të Gazës.

Në konfliktin e ditëve të fundit, më i rëndi në vite u ka marrë jetën 228 palestinezëve në Gaza, 100 prej të cilëve janë gra dhe fëmijë ndërsa nga sulmet e Hamasit dhe Xhihadit Islamik janë vrarë 12 persona në Izrael. Izraeli thotë se rreth 4,000 raketa janë qëlluar drejt territorit të tij nga militantët në Gaza.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?