Sherri në Hamallaj

Konflikti në Hamallaj, familja Kaçi pajiset me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Durrësit për gardistin Martin Nikolli

1 Gusht 2023, 20:31| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 21:22

  • Share

Gjykata e Durrësit ka lëshuar të martën urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje për Pjetër Kaçin dhe djemtë e tij, pas konfliktit që ata patën të dielën me gardistin Martin Nikolli dhe familjen e tij në Hamallaj.

Report Tv siguron vendimin e lëshimit të urdhrit të mbrojtejs që jepet pas kërkesës së familjes Kaçi pasi tensionet me Nikollajt janë ende të pranishme.

Ngjarja ndodhi të dielën e 30 korrikut, kur Martin Nikolli dhunoi me shkopa bejsbolli djemtë e Pjetër Kaçit dhe më pas qëlloi në ajër me armën e shërbimit.

Ai u pezullua si gardist ndërsa edhe u arrestua nga policia e Durrësit.

Report Tv mëson se një pjesë të rrugës e ka shtruar vetë familja Kaçi, e cila nuk ka lënë hapësirë as për kalimin e ujësjellësit apo kabullin elektrik. Në kushte të tilla, familja Nikolli, me dokumente të rregullta pronësie kërkuan të ndërhyhet që rruga të shkoj në gjendje fillestare. Kryetari i njësisë administrative i ka kërkuar IKMT-së që të ndërhyjë. Më pas, zgjatimi dhe zgjerimi i rrugës nga Nikollët është krejtësisht një nismë private e paligjshme dhe që nuk ka lidhje me asnjë projekt të autoriteteve. Kjo rrugë, dhe kthesa e saj e famshme, u bënë shkak i sherrit që përfundoi me dhunë me shkop bejsbolli dhe të shtëna në ajër. Përveç Martin Nikollit u arrestuar edhe vëllai i tij Alfred Nikolli, 46 vjeç, me 3 akuza “Kanosje”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?