Konflikti për kromin, vëllai i autorit të dyshuar flet për Report Tv: Tollajt qëlluan të parët, Besmiri reagoi se u ndje i kërcënuar

21 Nëntor 2020, 15:19| Përditesimi: 21 Nëntor 2020, 15:28

  • Share

Vëllai i autorit të dyshuar Besmir Zeneli për atentatin në Bulqizë ndodhur një ditë më parë, ka dhënë një tjetër version të ngjarjes së ndodhur duke hedhur poshtë pretendimin e dy kushërinjve se janë sulmuar Besmir Zeneli. I kontaktuar nga Report Tv, vëllai i autorit të dyshuar Ergys Zeneli shprehet se konflikti mes fisit Zeneli dhe Tollja ka nisur në gusht të 2020 lidhur me punimet në fabrikën e kromit, ku sipas Ergysit, Ardit Tollja, djali i xhaxhit të Shaqir Tolljes, ka qëlluar në tokë në drejtim të Besmirit, por pa e lënduar. Ergys Znelei shton se më pas ai  e ka kërcënuar atë në  telefon , ndërsa në shtator djali i Shaqirit e ka kërcënuar me pistoletë duke bërë që familja Zeneli të jetojë me frikë në Bulqizë. Vëllai i autorit  të dyshuar shprehet se edhe pas denoncimeve në polici kërcënimet nuk kanë ndalur nga fisi Tollja.

"Historia për fat të keq e shëmtuar dhe aspak qytetare e ndodhur dje në qytetin e qetë të Bulqizës, zanafillën e saj e ka të hershme. Përfshirja e dy familjeve tona por edhe e organeve shtetërore si mbajtëse të një ane, ndërkohë që ata janë të zotuar për të ruajtur çdo qytetar dhe rendin e bën këtë histori edhe me të shëmtuar. Ngjarjet datojnë me një incident të muajit Gusht të vitit 2020 kur shtetasi Ardit Tollja (djali i xhaxhait të Shaqirit) pas një konflikti ose me saktë debati konstruktiv mbi ecurinë e punimeve në fabrikën e Kromit, agravon situatën duke përdorur armën e llojit pushkë kundër Besmirit. Qitja është kryer drejt tokës, 2-3 herë ku fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Besmiri është larguar në drejtim të Komisariatit ku ka kryer denoncim kundër shtetasve Ardit dhe Arjan Tollja. Nën cilësinë e provave materiale janë sekuestruar nga ana e Policisë, arma e gjahut dhe 3 gëzhoja. Pas asaj ngjarje, Shaqir Tollja dhe vëllai i tij Eduart Tollja kanë kërcënuar nëpërmjet telefonit Besmirin, duke lënë të nënkuptohej se do ti cenonin jetën në një moment përballje. Ata kanë bërë denoncime dhe nisma ligjore të pafaktuara ndërkohë që nga ana e tjetër nuk kanë ndalur kërcënimet në forma të ndryshme ndaj familjes Zeneli. Djali i madh i Shaqirit e ka kërcënuar Besmirin me armë të llojit pistoletë në muajin Shtator të vitit 2020 në rrugën që ndan qytetin e ri me qytetin e vjetër", tha Ergys Zeneli.

Në lidhje me atentatin të një dite më parë, Ergys Zeneli shprehet për Report Tv se në fakt ka qenë Shaqir Tollja dhe Lindi Tollja që kanë ndjekur Besmirin, i cili po kalonte me makinë dhe më pas i kanë prerë rrugën atij duke e qëlluar me armë në pjesën e përparme të makinës. Në këtë moment sipas Ergysit edhe Besmiri duke u ndjerë i cenuar për jetën e tij ka qëlluar.   

"Vijmë tek ngjarja e djeshme që tronditi opinionin por edhe familjen time pasi nuk shquhemi si pjesëmarrës në të tilla veprime. Të pretenduarit si të dëmtuar, kanë qenë duke qëndruar tek lokal Kashta, kur Besmiri ka kaluar me makinë. Në atë moment në bazë të dëshmitarëve okular dhe provave filmike tashmë të administruara nga komisariati i Bulqizës, shtetasit Shaqir Tollja dhe Lindi Tollja se bashku me një apo dy makina tjera janë vënë në ndjekje të Besmirit. I kanë dal paralel në ecje e sipër dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar të ndalojë makinën. Ndërkohë që Besmiri ka rritur shpejtësinë shtetasi Lindi Tollja e ka parakaluar duke i prerë rrugën për ta detyruar të ndalojë. Besmiri i ndjerë i cenuar për jetën e tij, ka reaguar duke e përplasur me pjesën e parapkolopit. Pak më larg pranë karburant Kastratit tek rruga e Arbërit, Lindi Tollja sipas të dhënave ka kryer dy ose më shumë qitje në drejtim të automjetit, ku dy prej plumbave kanë goditur në pjesën e përparme të makinës. Saktësisht në pjesën e kofanos. Më pas Besmiri i është kundër përgjigjur me armë, i rrezikuar me jetë. Ne si familja e tij dënojmë çdo akt dhune ndaj dhe të kujtdo por njëkohësisht kërkojmë që edhe ngjarjet të sqarohen plotësisht e jo të montuara duke përfituar nga mungesa paraprake e informacioneve. Ne prej kohesh dalim me frike në Bulqizë dhe gjithnjë jemi përpjekur të sheshojmë mosmarrëveshjet e biznesit duke përfshirë edhe palë të treta shpesh herë. E kurrsesi t'i bëjmë personale me kushërinjtë tanë apo me këdo tjetër. Shpresoj që strukturat përkatëse të ndërmarrin  veprimet e duhura rreth kësaj çështje", tha Ergysi.


Lajmi kryesor:

Sherri për kromin, foto e makinës së autorit të dyshuar, ka shenja plumbash! Flet i vëllai: Tollajt qëlluan të parët, Besmiri u kundërpërgjigj! Shaqir Tollja: Pala tjetër ka miq në shtet


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?