Konflikti për Nagorno Karabakh/ Ministri i Jashtëm turk në Baku: Mbështetni Azerbajxhanin! Edhe Irani vihet në lëvizje

6 Tetor 2020, 18:33| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 18:35

  • Share

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu u takua sot me Presidentin e Azerbajxhanit Ilha Aliyev.

Pas takimit ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të mbështesë, fjalë për fjalë, "ata që janë në anën e së drejtës”, domethënë Azerbajxhanin.

Po sot, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, kanë bërë përsëri thirrje për një armëpushim të pakushtëzuar, duke i klasifikuar sulmet kundër popullatës civile në Nagorno-Karabakh si një "kërcënim i papranueshëm për stabilitetin e rajonit".

Konflikti përfshin aktorë rajonalë

Jo vetëm Turqia dhe Rusia, Irani është gjithashtu vënë në lëvizje

 "Irani thekson ruajtjen e integritetit territorial të Azerbajxhanit dhe respektimin e statutit të OKB dhe i kërkon Armenisë të tërheqë forcat e saj nga tokat e okupuara të Azerbajxhanit, pas disa ditësh konflikt ushtarak mbi rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabakh ", - tha zëdhënësi i qeverisë së Teheranit, Ali Rabiei

Ndërkohë Ministri i jashtëm armen tha se "Turqia po inkurajon Azerbajxhanin të mos respektojë thirrjet e grupit të Minskut dhe OSBE për një armëpushim".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?