Konflikti për Nagorno Karabakh/ Turqia gati për të ndihmuar Azerbajxhanin! Ministri i Jashtëm italian ndërmjetës për dialog

3 Tetor 2020, 10:53| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 12:31

  • Share

Në rolin e interlokutorit për zgjidhjen përmes dialogut të konfliktit ushtarak mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio u takua me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu. Në qendër të bisedimeve ishin tensionet në Mesdheun lindor midis Ankarasë dhe Athinës dhe përshkallëzimi i konfliktit në rajonin e Nago-Karabakut.

Cavusoglu, duke përsëritur mbështetjen e Turqisë për Azerbajxhanin tha se

"Armenia duhet të tërhiqet nga këto territore që Azerbajxhani të deklarojë më pas armëpushim. Ky është një apel absolutisht i ligjshëm. Azerbajxhani nuk ka kërkuar mbështetje konkrete nga Turqia. Ajo ka aftësitë e saj ushtarake që i ka për vite me rradhë. Por nëse ky problem nuk zgjidhet dhe Azerbajxhani na kërkon ndihmë, ne nuk do të hezitonim ta japim”.

Ministri i Jashtëm italian pati edhe një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të Azerbajxhanit, ku shprehu shqetësim të thellë në lidhje me intensitetin e përplasjeve, të cilat tashmë kanë shkaktuar viktima të shumta, përfshirë civilë.

Takimi Di Maio- Cavusoglu vjen pas vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, një takim që sanksionon rolin e Italisë si interlokutore në rajon, duke nxitur edhe dialogun mes Turqisë, Greqisë dhe Bashkimit Europian.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?