‘Shi raketash’ mbi Kiev. Kryeqyteti i Ukrainës u sulmua me 600 dronë dhe 48 raketa ruse në orët e para të kësaj të diele, duke shkaktuar deri tani 4 të vrarë dhe 40 të plagosurve. Mes këtyre të fundit ka edhe fëmijë.
Shumë ndërtesa u shkatërruan, ndërsa një pikë karburanti shpërtheu në flakë, që më pas u vendos nën kontroll nga zjarrfikësit. Edhe një qendër shëndetësore u përfshi nga flakët e zjarrit.
Sulmi masiv i Rusisë ndaj Ukrainës zgjati më shumë se 12 orë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi ngjarjen si një "sulm frikacak". Ai theksoi se objektivat kryesore ishin Kievi dhe rajonet e Zaporizhias, Khmelnytskyi, Sumy, Mykolaiv, Chernihiv dhe Odessa, duke specifikuar se "infrastruktura civile", një fabrikë dhe ndërtesa apartamentesh u dëmtuan të gjitha nga sulmi i Rusisë.
“Moska dëshiron të vazhdojë të luftojë dhe të vrasë dhe meriton vetëm presionin më të ashpër në botë. Kremlini përfiton nga vazhdimi i kësaj lufte dhe terrori për sa kohë që ka fonde energjetike dhe një flotë në hije. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për ta privuar Rusinë nga këto mundësi. Kushdo që dëshiron paqe duhet të mbështesë përpjekjet e Presidentit Trump dhe të bllokojë të gjitha importet ruse. Momenti për veprim vendimtar ka kohë që ka ardhur dhe ne mbështetemi në një përgjigje vendimtare nga Shtetet e Bashkuara, Evropa, G7 dhe G20”, shtoi Zelensky.
Në Zaporizhzhia, kryeqytetin rajonal pjesërisht të pushtuar nga Rusia në Ukrainën lindore, sulmi dëmtoi një shkollë dhe shkaktoi një zjarr në një ndërtesë banimi, sipas guvernatorit rajonal Ivan Fedorov. U goditën gjithashtu objektet e prodhimit të një kompanie të paspecifikuar. Fedorov tha se të paktën dy sulme goditën Zaporizhzhian gjatë natës. Pesë persona u plagosën. "Rusët po përpiqen të sulmojnë infrastrukturën kritike të qytetit", shtoi ai.
Komente
