Foto ilustruese

Konflikti Rusi-Ukrainë, Gjermania paralajmëron: Mund të jemi në prag të luftës në Europë

13 Shkurt 2022, 17:03| Përditesimi: 13 Shkurt 2022, 17:07

  • Share

Zëvendëskancelari i Gjermanisë Robert Habeck tha sot se Evropa mund të jetë në prag të luftës për shkak të krizës së vazhdueshme në Ukrainë. Habeck, i cili përfaqëson Partinë e Gjelbër, tha: "Ne mund të jemi në prag të luftës në Evropë. Me ushtri të mëdha, tanke përballë njëri-tjetrit. Është absolutisht kërcënuese".

Komentet e tij vijnë ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz përgatitet të nisë një përpjekje të fundit për të lehtësuar tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit. Scholz planifikon të udhëtojë për në Kiev të hënën, përpara se të mbërrijë në Moskë të martën.

Sipas mediave të huaja, Rusia mund të pushtojë Ukrainën këtë të mërkurë, por Rusia mohon çdo qëllim për të filluar konfliktin. Rusia ka fajësuar NATO-n për ekzagjerimin e situatës.

Vendet perëndimore si Britania e Madhe dhe SHBA kanë këshilluar të gjithë qytetarët që të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur dhe u kanë thënë atyre të mos udhëtojnë për atje.

Ora 15:49
Kancelari gjerman shkon në Kiev dhe Moskë, në përpjekje për zbutjen e tensioneve

Kancelari gjerman Olaf Scholz shkon në Ukrainë dhe Rusi këtë javë në një përpjekje për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve të përshkallëzuara pasi zyrtarët e zbulimit perëndimor paralajmëruan se Rusia mund të ndërmarrë një sulm rus ndaj Ukrainës brenda disa ditësh. Gjermania është një nga vendet që u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur.

Përpara vizitave të tij të para si kancelar në Kiev të hënën dhe Moskë të martën për takime me presidentët ukrainas dhe rus, zoti Scholz përsëriti paralajmërimin e tij ndaj Rusisë, si bëri thirrje që të vazhdojnë përpjekjet diplomatike.

"Është detyra jonë që të parandalojmë një luftë në Evropë, duke i dërguar një mesazh të qartë Rusisë se çdo agresion ushtarak do të kishte pasoja të rënda për Rusinë dhe perspektivën e saj, dhe se ne jemi të bashkuar me aleatët tanë”, tha kancelari Scholz në parlamentin gjerman të premten.

Por ai shtoi se duhen bërë të gjitha përpjekjet për vazhdimin e bisedimeve.

Megjithatë një burim nga qeveria gjermane i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Berlini nuk pret "rezultate konkrete" nga bisedimet me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë zëvendës kancelari dhe ministri i ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, tha të dielën në një intervistë se Evropa mund të jetë në prag të luftës.

Zoti Habeck nuk dha detaje por iu referua grumbullimit masiv të forcave të armatosura të dy vendeve përballë njëra-tjetrës.

Zoti Scholz ka thënë vazhdimisht se Moska do të paguante një "çmim të lartë" në rast të një sulmi, por refuzimi i qeverisë së tij për të furnizuar Ukrainën me armë vdekjeprurëse ose për të përcaktuar se cilat sanksione do të mbështeste kundër Rusisë, janë kritikuar brenda dhe jashtë vendit dhe kanë ngjallur pikëpyetje në lidhje me vendosmërinë e Berlinit për t'i bërë ballë Rusisë.

Komento

Komente

  • Lui: 13/02/2022 18:34

    Mire t’ju behet se vete e keni fajin. E keni mbajtur Rusine me para duke i blere gazin gjithe keto vite dhe tani Europa eshte shnderruar ne nje vartese e Rusise. Gjithe keto vite nuk u munduat te gjeni rruge alternative per energji, por zute rehat me gazin rus. Tani vuani pasojat. Ne vend qe te investonit ne vende qe kane burime alternative energjie, ju u thelluat akoma me shume ne gazin rus sidomos me gazsjellesin Nordstream. Duhej te kishit investuar ne vendet europiane mesdhetare qe kane klimen e favorshme per te shfrytezuar diellin per te prodhuar energji. Dhe jo ta shnderronit Europen ne nje vend me varesi te larte nga Rusia. Tani te shohim ku dhe si do i dale fundi kesaj krize. Shpresojme qe mos ta vuajme ne te pafajshmit, ne qe edhe nese bejme kriza, ia bejme vetes dhe kurre nuk i kemi bere keq te tjereve. E kisha fjalen per Shqiperine dhe shqiptaret ne teresi.

    Përgjigju
  • Turi: 13/02/2022 18:31

    Kerkesat Rusia nuk ja ben Ukraines por vendeve te Natos ose me sakte Amerikes se ata jane strumbullari i gjithe ketij kaosi , largoni raketat nga kufiri Rus dhe do shikoni qe cdo gje do normalizohet dhe kjo eshte mese e drejte

    Përgjigju
    • Rraklli: 13/02/2022 19:03

      O Turi kush ta vuri?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?