Drejtoria e Policisë së Tiranës

Kronikë

Në kërkim për sherrin me shkopinj bejsbolli në Tiranë, në pranga i riu! U zbulua pas deklaratave të rreme të një prej të arrestuarve

30 Qershor, 15:42| Përditesimi: 30 Qershor, 16:54

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 28-vjeçarin Njulend Palaj i cili ishte shpallur në kërkim në datën 10.6.2024 pas një konflikti të ndodhur në zonën e Ali Demit me shkopa bejsbolli, ku një prej personave që morën pjesë në sherr qëlloi dhe me armë në ajër.

Palaj ishte shpallur në kërkim pas caktimit të masës së sigurisë nën masën ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Mbjatje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit’.

Palaj sipas policisë është një nga të dyshuarit kryesor të përfshirë në konfliktin e ndodhur. Ai u zbulua pas deklaratave të rreme dhe kontradiktore të 26-vjeçarit G.K i cili u munduar gjatë hetimeve ta fshinte ngjarjen dhe pjesëmarrjen e Palajt. 

Në njoftimin e policisë së datës 12 Qershor, dy ditë pas ngjajres është bërë e ditur se 26-vjeçarit G.K i kanë rënduar veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, nga të cilat rezultoi dhe identifikimi dhe shpallja në kërkim Njulend Palajt, 28 vjeç, pasi dyshohej si i përfshirë në konflikt

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Nj. P., 28 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale ''Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit'' ,'' Prodhim dhe mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta'' dhe ''Kanosja”.  Ky shtetas u shpall në kërkim me datë 10.06.2024, si i dyshuar i përfshirë në një konflikt në rrugën “Ali Demi”.-thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 10 qersohorit rreth orës 23:00 në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë, ku 5 të rinj janë konfliktuar mes njëri-tjetrit, pas një borxhi të pashlyer.

Gjatë sherrit, njëri prej të rinjve ka qëlluar me armë zjarri në ajër.26-vjeçari, G.K ka mbetur i plagosur dhe u dërgua për ndihmë mjekësore ku rezultoi jashtë rrezikut për jetën.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?