Situata në Mesdheun Lindor nuk gjen qetësi...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë një interviste për CNN , i bëri thirrje Turqisë të ndalojë agresionin në Mesdheun Lindor dhe ti hapë rrugë dialogut më Greqinë.
Mitzotakis, theksoi se Greqia "nuk mund të tolerojë aktivitetet e njëanshme" të Turqisë. Sa i përket marrëveshjes së nënshkruar para disa ditësh me Egjiptin , ai tha se ajo i hap rrugë marrëveshjeve të reja me shtetet e tjera, duke nënkuptuar këtu Turqinë.
Ndërkohë që edhe Departamenti Amerikan i Shtetit bëri sërish thirrje që Turqia të ndërpresë veprimet e saj në përgjigje të statusit të fundit të Navtex duke bllokuar një zonë të detit në raftin kontinental të Qipros nga 18 gusht deri më 15 shtator.
"Shtetet e Bashkuara mbeten thellësisht të shqetësuar për eksplorimin e vazhdueshëm të Turqisë për burimet natyrore në ujërat qipriote, deklaroi zëdhënësi.
Pak orë pas intervistës së kryeministrit grek zëvendës Admirali Alexandros Diakopoulos, e ka dorëzuar dorëheqjen e tij pas mosmarrëveshjeve dhe konfuzioneve, pas komenteve të tij për anijen Oruc Reis.
Gjatë një interviste, Open TV, Diakopoulos u pyet nëse anija Oruc Reis kishte realizuar ndonjë studim në ujërat territoriale të Greqisë, ku ai u pëgjigjë që më mirë le ti bëjë ato kërkime. Sesa ti bëjmë ne, duke na kursyer punë.